PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ervin demoFlakët para ministrive - reagon ministri Demo: Kush i ka porositur, i ka bërë llogaritë gabim
2 min čitanja
Ervin demo

Flakët para ministrive - reagon ministri Demo: Kush i ka porositur, i ka bërë llogaritë gabim

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Demo, ka reaguar pas skenave të dhunës të regjistruara gjatë protestës në Tiranë, e cila nisi para Ministrisë së Arsimit dhe më pas u shoqërua me incidente dhe dëmtim të pronës publike e private.Përmes një postimi, Demo ka akuzuar aktorë politikë për shfrytëzimin e protestës së studentëve, duke pretenduar se ngjarjet e ditëve të fundit janë nxitur nga persona që synojnë të krijojnë pasiguri në vend.“Sot, e gjithë Shqipëria pa se në emër të studentëve, politika më e vjetër e këtij vendi, e cila jep shpirt po nuk heq dorë, foli me gjuhën e shkatërrimit, flakëve, bastisjeve të pronës publike dhe private”, ka shkruar Demo.Ministri u është drejtuar edhe studentëve, duke theksuar se Qeveria mbetet e hapur për dialog dhe se kërkesat për përmirësimin e arsimit duhet të trajtohen përmes komunikimit dhe jo dhunës.“Qeveria është gjithnjë e hapur për ju, Pakti për Universitetin ka lindur falë një proteste të paraardhësve tuaj në auditore dhe është një libër i hapur, për të shkruar kapituj të tjerë, me dialog jo me gurë”, ka deklaruar ai.Demo ka paralajmëruar gjithashtu personat që, sipas tij, janë përfshirë në zjarrvënie dhe shkatërrim të pronës publike e private se do të mbajnë përgjegjësi ligjore.“Zjarrvënësve dhe shkatërruesve të sotëm të pronës publike e private, u them tërhiquni sa nuk është tepër vonë”, ka shkruar ministri.Ai ka shprehur mirënjohje për punonjësit e Policisë së Shtetit, duke vlerësuar profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen e tyre gjatë përballjes me situatën e tensionuar.Në fund të reagimit, Demo u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës për durim, duke këmbëngulur se dhuna nuk do ta kthejë vendin prapa.“Dimë shumë më tepër se sa mund të ndajmë me ju sonte, por rëndësi ka që ju ta dini se kjo orvatje e dhunshme s’ka asnjë shans ta kthejë Shqipërinë mbrapa”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Demo, ka reaguar pas skenave të dhunës të regjistruara gjatë protestës në Tiranë, e cila nisi para Ministrisë së Arsimit dhe më pas u shoqërua me incidente dhe dëmtim të pronës publike e private.Përmes një postimi, Demo ka akuzuar aktorë politikë për shfrytëzimin e protestës së studentëve, duke pretenduar se ngjarjet e ditëve të fundit janë nxitur nga persona që synojnë të krijojnë pasiguri në vend.“Sot, e gjithë Shqipëria pa se në emër të studentëve, politika më e vjetër e këtij vendi, e cila jep shpirt po nuk heq dorë, foli me gjuhën e shkatërrimit, flakëve, bastisjeve të pronës publike dhe private”, ka shkruar Demo.Ministri u është drejtuar edhe studentëve, duke theksuar se Qeveria mbetet e hapur për dialog dhe se kërkesat për përmirësimin e arsimit duhet të trajtohen përmes komunikimit dhe jo dhunës.“Qeveria është gjithnjë e hapur për ju, Pakti për Universitetin ka lindur falë një proteste të paraardhësve tuaj në auditore dhe është një libër i hapur, për të shkruar kapituj të tjerë, me dialog jo me gurë”, ka deklaruar ai.Demo ka paralajmëruar gjithashtu personat që, sipas tij, janë përfshirë në zjarrvënie dhe shkatërrim të pronës publike e private se do të mbajnë përgjegjësi ligjore.“Zjarrvënësve dhe shkatërruesve të sotëm të pronës publike e private, u them tërhiquni sa nuk është tepër vonë”, ka shkruar ministri.Ai ka shprehur mirënjohje për punonjësit e Policisë së Shtetit, duke vlerësuar profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen e tyre gjatë përballjes me situatën e tensionuar.Në fund të reagimit, Demo u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës për durim, duke këmbëngulur se dhuna nuk do ta kthejë vendin prapa.“Dimë shumë më tepër se sa mund të ndajmë me ju sonte, por rëndësi ka që ju ta dini se kjo orvatje e dhunshme s’ka asnjë shans ta kthejë Shqipërinë mbrapa”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…