Foto: TelegrafiIz objave izvora
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka paraqitur tri propozime në Komisionin për Legjislacion, duke kërkuar që ato të përfshihen në planin e punës së këtij komisioni parlamentar.Tahiri ka propozuar monitorimin e zbatimit të ligjeve për Gjykatën Komerciale dhe Gjykatën Administrative, me qëllim të vlerësimit të rezultateve, sfidave dhe ndikimit të këtyre institucioneve në efikasitetin e sistemit të drejtësisë.Propozimi i dytë ka të bëjë me nisjen e hartimit të Ligjit për Deputetët, i cili do të përcaktonte më qartë të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e deputetëve, si dhe statusin dhe përfitimet e tyre gjatë dhe pas përfundimit të mandatit.Ndërkaq, propozimi i tretë lidhet me shqyrtimin e mundësisë për themelimin e një gjykate të specializuar në luftën kundër korrupsionit. Për këtë çështje, Tahiri ka sugjeruar që Komisioni të realizojë një vizitë studimore në SPAK dhe në Kuvendin e Shqipërisë, për t’u njohur nga afër me përvojën shqiptare, procesin e themelimit të institucionit, sfidat dhe mundësitë që ofron ky model.Në postimin e tij në Facebook, Tahiri ka theksuar se këto tri çështje kanë rëndësi të veçantë për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e efikasitetit të drejtësisë dhe avancimin e integritetit e llogaridhënies institucionale. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.