Don arbas“Kështu bënte Serbia kundër shqiptarëve”, Don Arbas shpërthen pas pamjeve të dhunës ndaj protestuesve në Tiranë
2 min čitanja
Don arbas
“Kështu bënte Serbia kundër shqiptarëve”, Don Arbas shpërthen pas pamjeve të dhunës ndaj protestuesve në Tiranë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Producenti dhe këngëtari i njohur shqiptar, Artan Bajrami, i njohur për publikun si Don Arbas, ka reaguar ashpër lidhur me përshkallëzimin e protestave në Tiranë dhe pamjet e dhunës ndaj të rinjve që po protestojnë në kryeqytetin shqiptar.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Don Arbas ka shpërndarë një video që ka qarkulluar gjerësisht në internet, ku shihet një i ri me këmbën e thyer, teksa bartet nga forcat e rendit. Pamjet kanë nxitur reagime të shumta, ndërsa situata e tensionuar në Tiranë ka vënë në qendër të vëmendjes mënyrën se si po trajtohen protestuesit.Producenti nuk i ka kursyer kritikat ndaj policisë, duke shprehur indinjatën e tij për atë që shihet në video, ai e ka shoqëruar pamjen me një mesazh të drejtpërdrejtë. Foto: Don Arbas / Instagram “Kështu bënte Serbia kundër shqiptarëve, po këta policë a janë shqiptarë apo çfarë janë këta”, ka shkruar Don Arbas, duke shprehur revoltën e tij ndaj pamjeve që kanë qarkulluar në rrjet.Reagimi i tij vjen në një kohë kur një numër i madh figurash të njohura publike kanë ngritur zërin për situatën e krijuar në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për lëndimin e të rinjve gjatë përplasjeve me forcat e rendit.Gjatë dy ditëve të fundit, protestat në kryeqytetin shqiptar janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale kanë nxitur reagime të shumta, ndërsa debati mbi përdorimin e forcës ndaj protestuesve vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.