Baton zabërgja"Dua të bëhem më i miri" - Zabërgja shkëlqen në Ukrainë, shtatë gola e katër asistime – synon pesë ligat më të forta të Evropës
2 min čitanja
Baton zabërgja
"Dua të bëhem më i miri" - Zabërgja shkëlqen në Ukrainë, shtatë gola e katër asistime – synon pesë ligat më të forta të Evropës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Baton Zabërgja po kalon një formë të shkëlqyer me Metalist 1925 Kharkiv, ku është shndërruar në një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës ukrainase. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka realizuar shtatë gola dhe ka dhënë katër asistime në nëntë ndeshje në të gjitha garat, ndërsa është përzgjedhur katër herë në formacionin më të mirë të javës.Në një intervistë për Telegrafin, 25-vjeçari nga Vushtrria ka folur për formën e tij, paraqitjet me fanellën e Kosovës dhe synimet personale e të klubit për këtë sezon.Në të njëjtën kohë, sulmuesi po fiton gjithnjë e më shumë besimin e selektorit Franco Foda në Kombëtaren e Kosovës. Në tri nga katër ndeshjet e fundit, Zabërgja është aktivizuar si titullar, një përvojë që e konsideron të veçantë dhe realizim të një ëndrre të kahershme.“Është një përjetim që nuk ka më të mirë. E kam potencuar edhe në disa intervista se të jesh pjesë e Kombëtares është një ëndërr e bërë realitet”, ka thënë Zabërgja për Telegrafin.Sa u përket rezultateve të Kosovës në këto katër ndeshje, 25-vjeçari i vlerëson ato si të kënaqshme, ndonëse beson se përfaqësuesja mund të merrte tri pikët edhe në përballjen me Izraelin.“Për sa u përket rezultateve në këto katër ndeshje, besoj se, përveç ndeshjes me Izraelin, ku mendoj se mund t’i merrnim tri pikët, rezultatet kanë qenë të kënaqshme”, është shprehur ai. Baton Zabërgja në aksion me fanellën e KosovësZabërgja nuk pajtohet me vlerësimin se e ka nisur ngadalë sezonin. Sipas tij, në fillim i munguan minutat e mjaftueshme në fushë, por me rritjen e hapësirës për lojë kanë ardhur edhe paraqitjet e mira.Ai thekson se sezoni i parë në Kharkiv i shërbeu kryesisht për t’u ambientuar me skuadrën dhe kampionatin, ndërsa tani ndihet shumë më i përshtatur dhe synon të vazhdojë me të njëjtin ritëm. Madje, sulmuesi kosovar nuk e fsheh ambicien për t’u bërë golashënuesi më i mirë në Ukrainë.“Nuk do ta quaja një fillim të ngadaltë të sezonit. Fillimisht nuk kisha minuta të mjaftueshme, por me kalimin e kohës dhe me më s
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.