Donald trumpTrump shkakton indinjatë me një video të krijuar nga AI – ku ai shfaqet ‘duke u përleshur me një tigër dhe duke e zbutur atë’
2 min čitanja
Donald trump
Trump shkakton indinjatë me një video të krijuar nga AI – ku ai shfaqet ‘duke u përleshur me një tigër dhe duke e zbutur atë’
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Donald Trump ka publikuar në rrjetet sociale një video të krijuar me inteligjencë artificiale, e cila nga shumë komentues është konsideruar “me shije të keqe”Aty, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti amerikan shfaqet duke u përleshur dhe duke zbutur kafshën e egër.Reagimi i ashpër nga komentuesit vjen pasi William Chapman, 24 vjeç, humbi jetën të shtunën pasi u fut në një mjedis të rrethuar në parkun "Yorkshire Wildlife Park", ku u sulmua nga një tigër siberian i quajtur Atai.Pamjet e incidentit fatal kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ndërsa familja e zotit Chapman u ka bërë thirrje njerëzve të mos i shpërndajnë më video të tilla.Apeli i tyre erdhi pasi Trump publikoi një video me inteligjencë artificiale, ku tigri tenton ta sulmojë atë, por versioni digjital i presidentit e largon kafshën, e zbut dhe bëhet mik me të, ndërsa në sfond dëgjohet kënga "The Lion Sleeps Tonight".Videoja u publikua nga presidenti amerikan në platformën e tij "Truth Social" të martën, pak çaste pasi ai kishte shpërndarë pamjet reale të sulmit fatal, duke shkruar: "Mos u tallni kurrë me natyrën! Presidenti DJT!".Gazetari Piers Morgan e dënoi postimin e Trump, duke shkruar në platformën X: "Kjo është jashtëzakonisht pa shije. Fshije".Chapman kishte publikuar një sërë fotosh dhe videosh në rrjetet sociale në ditët para vendimit të tij për t'u futur në kafazin e tigrit të shtunën.Mes tyre ishte edhe një video tronditëse e momentit kur ai hyri në mjedisin e kafshës dhe iu afrua një tigri të vetmuar, i cili qëndronte i shtrirë mbi një platformë të ngritur prej druri. Vetëm pak minuta më vonë, ai u sulmua dhe u vra nga kafsha. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.