Skip to comments
Događaj u razvoju
Fatos geci

“Unë dhe familja morëm qindra kërcënime me jetë”, Fatos Geci paralajmëron ankesë te Kryeprokurori

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Fatos Geci, ka bërë të ditur se do t’i drejtohet me ankesë zyrtare Kryeprokurorit të Shtetit, pasi, sipas tij, tri ditë pas kallëzimit lidhur me gjuhën e urrejtjes dhe shpifjen, nuk ka marrë informacione nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria për veprimet e ndërmarra.Në një reagim publik, Geci ka thënë se nuk është njoftuar nëse institucionet kanë ndërmarrë hapa lidhur me rastin, apo nëse Lirim Mehmetaj, të cilit i referohet si “gazetar” është thirrur për intervistim lidhur me një postim pas të cilit sipas Gecit ai dhe familja e tij kanë marrë qindra kërcënime me jetë.Geci ka ngritur pikëpyetje për mungesën e një përgjigjeje institucionale, duke kërkuar që gjuha e urrejtjes, shpifjet dhe nxitja të trajtohen me seriozitet nga organet e drejtësisë.Në reagimin e tij, deputeti ka përmendur edhe ngjarje të rënda të së kaluarës, duke kujtuar vitin 2000 dhe shkrimet e publikuara në gazetë përmes të cilave sipas tij ai dhe të tjerët etiketoheshin si tradhtarë.Ai ka përmendur gjithashtu vrasjen e Besim Dajakut dhe gazetarit Bekim Kastrati në vitin 2001, si dhe plagosjen e Gani Gecit, duke i cilësuar këto ngjarje si plagë të rënda që dëshmojnë rëndësinë e trajtimit të gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes.Deputeti ka bërë të ditur se përmes ankesës zyrtare do të kërkojë sqarime për mënyrën se si është trajtuar kallëzimi i tij dhe arsyet pse, sipas tij, ende nuk është njoftuar për veprimet e mundshme hetimore.“Siguria ime dhe e familjes sime nuk është çështje politike. Është çështje e sundimit të ligjit dhe e përgjegjësisë institucionale”, ka deklaruar Geci.Ai ka theksuar se nuk kërkon trajtim të privilegjuar për shkak të pozitës së tij si deputet, por zbatimin e barabartë të ligjit dhe reagimin e institucioneve ndaj rasteve që mund të rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.Deri në këtë reagim, në deklaratën e publikuar nga Geci nuk jepen detaje për identitetin e personit ndaj të cilit është bërë kallëzimi, ndërsa nuk paraqitet a

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: “Unë dhe familja morëm qindra kërcënime me jetë”, Fatos Geci paralajmëron ankesë te KryeprokuroriFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...