PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Michael carrickThellohet kriza te Manchester Unitedi: Lojtarët i dalin kundër drejtuesve dhe mbrojnë Carrickun
2 min čitanja
Michael carrick

Thellohet kriza te Manchester Unitedi: Lojtarët i dalin kundër drejtuesve dhe mbrojnë Carrickun

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Lojtarët e Manchester Unitedit vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm Michael Carrickun, pavarësisht raportimeve se drejtuesit e klubit kanë nisur të dyshojnë në aftësinë e tij për ta mbajtur nën kontroll dhomën e zhveshjes.Sipas mediumit “Roundtable”, drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë të shqetësuar për rezultatet e fundit të skuadrës, e cila nuk ka fituar në pesë ndeshjet e fundit. Megjithatë, pozita e Carrickut nuk është në rrezik të menjëhershëm.Raporti pretendon se futbollistët janë të pakënaqur me drejtuesit e klubit për mënyrën se si u zhvillua afati kalimtar i verës, pasi besojnë se skuadra nuk u përforcua mjaftueshëm për të konkurruar në nivelet më të larta. Kjo pakënaqësi u bë e dukshme edhe pas humbjes 2-0 ndaj Atletico Madridit, kur mbrojtësi Lisandro Martinez kritikoi publikisht drejtuesit dhe strategjinë e transferimeve të klubit.“Ne presim më shumë nga drejtuesit”, ishte mesazhi i argjentinasit, duke shtuar presionin mbi hierarkinë e klubit anglez.Përveç kësaj, lojtarët thuhet se janë lodhur nga ndryshimet e shpeshta në stolin e trajnerit. Gjatë periudhës së drejtimit aktual të klubit, Erik ten Hag dhe Ruben Amorim janë larguar nga posti, duke shtuar paqartësinë rreth projektit sportiv.Pavarësisht shqetësimeve të drejtuesve për formën e skuadrës, lojtarët vazhdojnë të qëndrojnë në anën e Carrickut dhe dëshirojnë që ai të mbetet në krye të ekipit./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Lojtarët e Manchester Unitedit vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm Michael Carrickun, pavarësisht raportimeve se drejtuesit e klubit kanë nisur të dyshojnë në aftësinë e tij për ta mbajtur nën kontroll dhomën e zhveshjes.Sipas mediumit “Roundtable”, drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë të shqetësuar për rezultatet e fundit të skuadrës, e cila nuk ka fituar në pesë ndeshjet e fundit. Megjithatë, pozita e Carrickut nuk është në rrezik të menjëhershëm.Raporti pretendon se futbollistët janë të pakënaqur me drejtuesit e klubit për mënyrën se si u zhvillua afati kalimtar i verës, pasi besojnë se skuadra nuk u përforcua mjaftueshëm për të konkurruar në nivelet më të larta. Kjo pakënaqësi u bë e dukshme edhe pas humbjes 2-0 ndaj Atletico Madridit, kur mbrojtësi Lisandro Martinez kritikoi publikisht drejtuesit dhe strategjinë e transferimeve të klubit.“Ne presim më shumë nga drejtuesit”, ishte mesazhi i argjentinasit, duke shtuar presionin mbi hierarkinë e klubit anglez.Përveç kësaj, lojtarët thuhet se janë lodhur nga ndryshimet e shpeshta në stolin e trajnerit. Gjatë periudhës së drejtimit aktual të klubit, Erik ten Hag dhe Ruben Amorim janë larguar nga posti, duke shtuar paqartësinë rreth projektit sportiv.Pavarësisht shqetësimeve të drejtuesve për formën e skuadrës, lojtarët vazhdojnë të qëndrojnë në anën e Carrickut dhe dëshirojnë që ai të mbetet në krye të ekipit./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…