Kombëtarja e kosovës në futsallKarakter dhe tri gola në fund, Kosova triumfon ndaj Gjeorgjisë në futsall
2 min čitanja
Kombëtarja e kosovës në futsall
Karakter dhe tri gola në fund, Kosova triumfon ndaj Gjeorgjisë në futsall
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar një fitore të madhe ndaj Gjeorgjisë, duke triumfuar me rezultat 3-2 në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.Përfaqësuesja kosovare bëri një përmbysje të jashtëzakonshme, pasi pjesa e parë përfundoi me epërsinë 2-0 të vendasve. Chimakadze shënoi në minutën e katërt, ndërsa Svanidze realizoi golin e dytë në minutën e 20-të. Megjithatë, Kosova nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë tregoi karakter të madh. Jeton Rukovci ngushtoi rezultatin në minutën e 33-të, ndërsa Drilon Maxharraj barazoi shifrat katër minuta më vonë. Kur ndeshja po i afrohej fundit, Mërgim Dervishaj shënoi në minutën e 40-të, duke kompletuar përmbysjen dhe duke i siguruar Kosovës një fitore të rëndësishme në garën për kualifikim në Botëror. Skuadra e drejtuar nga Agon Ramadani kishte kaluar me sukses edhe raundin e parë të kualifikimeve, ku kishte regjistruar fitore ndaj Austrisë dhe Gjibraltarit, si dhe një barazim kundër Malit të Zi.Në raundin e dytë, që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë, Kosova bën pjesë në grup me përfaqësuesen vendase dhe Italinë. Fitorja ndaj Gjeorgjisë dëshmon vendosmërinë e futbollistëve kosovarë, të cilët luftuan deri në fund dhe arritën ta përmbysin disavantazhin prej dy golash për të marrë një rezultat të rëndësishëm në rrugëtimin drejt Kampionatit Botëror. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.