Foto: TelegrafiIz objave izvora
“Betimi për Drejtësi” ka siguruar vendimin e plotë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit iu caktua një muaj paraburgim ish-deputetit Gani Geci nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.Sipas vendimit, Geci në seancë dëgjimore ka deklaruar se nuk arratiset, se dëshmitar i rastit është vetëm babai i Mehmetajt, dhe se nuk ka kanosur askënd por ka kërkuar mbrojtje të familjes së tij, raporton “Betimi për Drejtësi“.“….prokuroria është marrë vetëm me prova fajësuese dhe nuk ka marrë parasysh provat fajësuese. Po ashtu ka shtuar se nuk do të arratisem pasi nuk jam arratisur asnjëherë. Sa i përket rrezikut në dëshmitar, ka shtuar se në këtë rast, dëshmitar është vetëm babai i të dëmtuarit dhe se nuk ka si të ndikojë tek ai. Sa i përket rrezikut të përsëritjes ka shtuar se unë vetëm kam kërkuar të mbrohet familja ime dhe se nuk kam kanosur askënd”, citohet Geci në vendimin e marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Albert Haliti.Paraprakisht, sipas vendimit, prokurori rastit- Blerim Igrishta ka deklaruar se qëndron në tërësi pranë kërkesës për caktim të masës së paraburgimit.Në anën tjetër, mbrojtësi i Gecit, avokati Besnik Berisha, thuhet se ka kundërshtuar kërkesën për caktim të paraburgimit, duke pretenduar se nuk ekzistojnë kushtet ligjore. Një muaj paraburgim për Gani Gecin Për dyshimet lidhur me kanosjen e Mehmetajn, Berisha i ka quajtur veprimet e Gecit si qëllim që të mbrohet familja e tij, pasi që i dëmtuar nga fjalët e Mehmetajt ka qenë nipi tij (deputeti Fatos Geci) që ka qenë i ndërlidhur nga Mehmetaj me Beogradin.Sipas avokatit Berisha, nuk ka ekzistuar qëllimi që të kanoset Mehmetaj dhe se gjithashtu, sipas tij, nuk ekziston rreziku për ndikim në prova pasi që kamerat kanë qenë jofunksionale dhe se nuk ka dëshmitarë të tjerë për pretendimet e të dëmtuarit Mehmetaj.Lidhur me rrezikun për përsëritje të veprës, avokati ka shtuar se nuk ekziston ky rrezik pasi që nuk ka kronologji të ngjarjes që Geci të nxirret si agresori pasi që nuk ish
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.