PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bajram begajBegaj reagon për tensionet gjatë protestave: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë
2 min čitanja
Bajram begaj

Begaj reagon për tensionet gjatë protestave: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje.Përmes një mesazhi publik, Begaj theksoi rëndësinë e garantimit të së drejtës për protestë paqësore, duke nënvizuar se dhuna dhe përdorimi joproporcional i forcës nuk duhet të kenë vend në një shoqëri demokratike.“E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar”, u shpreh kreu i shtetit.Ai theksoi gjithashtu se dhuna nuk mund të përdoret si mjet për të shprehur pakënaqësinë, ndërsa kërkoi që edhe veprimet e policisë të mbeten brenda kufijve të ligjit.“Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit”, deklaroi Begaj.Në reagimin e tij, presidenti bëri thirrje për më shumë përgjegjësi në këtë moment, duke kujtuar se Kushtetuta dhe ligji duhet të respektohen nga të gjithë, pa përjashtim.“Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim”, theksoi ai.Në përfundim, Begaj u shpreh i gatshëm të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve, duke bërë të ditur se zyra e tij do të mbetet e hapur për të rinjtë dhe të gjithë ata që dëshirojnë të shprehen, të dialogojnë dhe të kontribuojnë për të mirën e vendit.“Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit”, përfundoi presidenti. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje.Përmes një mesazhi publik, Begaj theksoi rëndësinë e garantimit të së drejtës për protestë paqësore, duke nënvizuar se dhuna dhe përdorimi joproporcional i forcës nuk duhet të kenë vend në një shoqëri demokratike.“E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar”, u shpreh kreu i shtetit.Ai theksoi gjithashtu se dhuna nuk mund të përdoret si mjet për të shprehur pakënaqësinë, ndërsa kërkoi që edhe veprimet e policisë të mbeten brenda kufijve të ligjit.“Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit”, deklaroi Begaj.Në reagimin e tij, presidenti bëri thirrje për më shumë përgjegjësi në këtë moment, duke kujtuar se Kushtetuta dhe ligji duhet të respektohen nga të gjithë, pa përjashtim.“Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim”, theksoi ai.Në përfundim, Begaj u shpreh i gatshëm të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve, duke bërë të ditur se zyra e tij do të mbetet e hapur për të rinjtë dhe të gjithë ata që dëshirojnë të shprehen, të dialogojnë dhe të kontribuojnë për të mirën e vendit.“Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit”, përfundoi presidenti. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…