Hajdin limoniAmbasada e Kosovës në Zvicër nderon me mirënjohje Hajdin Limonin, heroin që shpëtoi katër të rinj nga vetura në flakë
2 min čitanja
Hajdin limoni
Ambasada e Kosovës në Zvicër nderon me mirënjohje Hajdin Limonin, heroin që shpëtoi katër të rinj nga vetura në flakë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër ka nderuar bashkatdhetarin Hajdin Limoni, duke i shprehur mirënjohje për aktin e tij heroik, kur me guxim dhe vetëmohim arriti të shpëtojë katër të rinj nga një automjet që po digjej në Wohlen të Zvicrës. Në një postim të publikuar nga Ambasada, në Facebook, bëhet e ditur se ambasadori i Kosovës, Mentor Latifi, së bashku me këshilltaren e Ambasadës, Shukrije Ramadani, pritën në takim Hajdin Limonin për t’i shprehur mirënjohjen për veprimin e tij të jashtëzakonshëm.Akti i Limonit ka marrë vlerësime të larta nga mediat dhe shoqëria zvicerane, ndërsa ndërhyrja e tij është vlerësuar si shembull i guximit, humanizmit dhe solidaritetit qytetar, shkruan Telegrafi. Me këtë veprim, Hajdin Limoni dëshmoi se gatishmëria për të ndihmuar të tjerët në momentet më të vështira është një vlerë e çmuar njerëzore.Mirënjohja e ndarë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër përbën një vlerësim për guximin e tij dhe një moment krenarie për komunitetin shqiptar në Zvicër."Me guxim dhe vetëmohim të jashtëzakonshëm, z. Limoni arriti t’u shpëtojë jetën katër të rinjve nga një automjet që po digjej në Wohlen. Veprimi i tij është shembull frymëzues i guximit, humanizmit dhe solidaritetit qytetar.” , thuhet ne postimin e Ambasadës. Ndryshe Hajdin Limoni, kishte rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Telegrafin se si ndodhi ngjarja. Ekskluzive / “Nuk ishte puna të dorëzohesha” – Hajdin Limoni rrëfen për Telegrafin si shpëtoi katër të rinj nga vetura në flakë në Zvicër Si ndodhi ngjarja në Wohlen dhe si arriti Limoni t’i shpëtonte katër të rinjtë nga zjarri? Hajdin Limoni, shqiptari nga komuna e Gjilanit që u bë hero në Wohlen të Zvicrës pasi shpëtoi katër të rinj nga një veturë që po digjej pas një aksidenti, ka rrëfyer ekskluzivisht për Telegrafin momentet dramatike të ndërhyrjes së tij dhe reagimet që pasuan. Në një intervistë nga shtëpia e tij në Zvicër, Limoni tregoi se po kthehej në shtëpi kur vërejti zjarrin. Fillimisht mendoi se po digjej
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.