Srini palliaAseti juaj më i mirë i IA-së ka vite që punon këtu
2 min čitanja
Srini pallia
Aseti juaj më i mirë i IA-së ka vite që punon këtu
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Nga: Srini Pallia, drejtor ekzekutiv dhe drejtor menaxhues i Wipro Limited - kompani udhëheqëse e shërbimeve teknologjike dhe konsulencës, e fuqizuar nga IA-ja - i cili drejton një ekip global prej më shumë se 240 mijë punonjësish në 65 vende / Newsweek Përkthimi: Telegrafi.comPo afrohej një stuhi e madhe vere. Sistemi i dispeçerisë me IA [inteligjenca artificiale] i ndërmarrjes lokale të shërbimeve publike përcaktoi me saktësi qarkun me shpejtësinë më të lartë të parashikuar të erës si ekspozimin më të madh ndaj rrezikut. Modeli rekomandoi vendosjen e ekipeve në një depo rajonale atje, për të qenë në gatishmëri.Një mbikëqyrës linjash me 24 vjet përvojë nuk ishte i pajtimit.Ai u përqendrua te një zonë shërbimi dy qarqe më larg - një brez i ngushtë që mund të anashkalohej lehtë - me linja të vjetra furnizuese nën pemë të rritura, një nënstacioni pranë një përroi të prirur ndaj përmbytjeve, një spitali të madh dhe një ure të mbyllur kohët e fundit në rrugën kryesore të hyrjes - një fakt që nuk pasqyrohej në të dhënat e menaxhimit të ndërprerjeve. Prandaj, ai e anuloi rekomandimin. Plani i tij më i matur e riktheu energjinë në qarkun kritik disa orë më herët sesa plani i algoritmit.Ky skenar ilustron sfidën më urgjente për IA-në tani: pa një kuptim të thellë dhe të nuancuar të mënyrës se si funksionojnë gjërat në botën reale, edhe modeli më i mirë i IA-së do të jetë funksionalisht i penguar. Kjo është arsyeja pse kaq shumë pilotprojekte dhe prova koncepti të IA-së nuk arrijnë të kalojnë në botën reale.Në një studim global, përqindja e kompanive që braktisnin shumicën e nismave të tyre të IA-së - para se ato të arrijnë në prodhim - u rrit nga 17 përqind në 42 përqind nga një vit në tjetrin, ndërsa organizatat raportuan mesatarisht se 46 përqind e projekteve anulohen midis provës së konceptit dhe adoptimit të gjerë. Bordet kërkojnë kthime nga investimet e tyre dhe nuk po i arrijnë ato.Kjo ndodh edhe pse teknologjia po bëhet më e mirë, më e shpejtë, më e lirë dhe më e qas
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.