Perparim ramaPerparim Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit për shpifje
2 min čitanja
Perparim rama
Perparim Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit për shpifje
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama i ka kërkuar deputetit Egzon Azemi të tërheqë akuzat, të kërkojë falje publike dhe t’i përgënjeshtrojë ato brenda shtatë ditësh, në të kundërtën paralajmëron padi civile për shpifje dhe kompensim të dëmit jomaterial.Përmes një reagimi publik, Rama ka kritikuar deklaratat e deputetit Azemi, duke theksuar se asnjë parti politike nuk mund të marrë rolin e organeve të drejtësisë.“Drejtësia nuk është në zyrat e Vetëvendosjes!”, ka deklaruar Rama, duke kundërshtuar, siç thotë ai, akuzat e pabazuara për kryerje të veprave penale.Ai ka theksuar se përgjegjësia penale nuk mund të përcaktohet përmes deklaratave politike apo postimeve në rrjetet sociale.“Fajësia nuk përcaktohet me statuse në Facebook dhe askush nuk shpallet fajtor sipas dëshirave të pushtetit!”, ka shkruar Rama.Sipas tij, deputeti Egzon Azemi është njoftuar që të tërheqë akuzat, t’i përgënjeshtrojë ato publikisht dhe të kërkojë falje.Rama ka paralajmëruar se, nëse kërkesat e tij nuk përmbushen brenda afatit prej shtatë ditësh, do të nisë procedurë civile për shpifje dhe kompensim të dëmit jomaterial.“Unë nuk i frikësohem asnjë hetimi dhe asnjë procesi ligjor. Por nuk do të lejoj që propaganda, shpifja dhe linçimi publik të shndërrohen në instrumente të luftës politike”, ka theksuar ai.Në fund të reagimit, Rama ka ritheksuar qëndrimin e tij kundër, siç e cilëson ai, përdorimit të pushtetit politik për të ushtruar presion përmes akuzave publike.“Drejtësia nuk është pronë e Vetëvendosjes. Mandati i deputetit nuk është licencë për të shpifur!”, ka përfunduar Rama. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.