Mikel merinoYlli i Arsenalit e thotë troç: Këtë sezon duam t’i fitojmë të gjithë trofetë
2 min čitanja
Mikel merino
Ylli i Arsenalit e thotë troç: Këtë sezon duam t’i fitojmë të gjithë trofetë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Mikel Merino ka deklaruar se synimi i Arsenalit këtë sezon është të fitojë çdo trofe të mundshëm, duke besuar se skuadra londineze është e gatshme të luftojë për të katër titujt.Arsenali po kalon një formë të shkëlqyer në sezonin 2026/27, ndërsa të martën mposhti Lille me rezultat 3-0 në Ligën e Kampionëve, për të regjistruar fitoren e dytë në po aq ndeshje. Jurrien Timber, Eberechi Eze dhe Bukayo Saka shënuan golat në “Emirates Stadium”.Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka fituar 14 ndeshjet e fundit në fazën e grupeve dhe atë të ligës në Ligën e Kampionëve, duke mbajtur nëntë herë portën e paprekur gjatë kësaj serie mbresëlënëse.Merino, i cili ishte pjesë e skuadrës që sezonin e kaluar fitoi Ligën Premier, por humbi finalet e Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Ligës, beson se këtë herë Arsenali mund të arrijë diçka historike. “Është një seri e jashtëzakonshme. E dimë se po shkruajmë histori në këtë garë. Në të njëjtën kohë, e dimë sa e vështirë është të fitosh ndeshje. Skuadra meriton shumë vlerësim dhe respekt për atë që po bën”.“Synimi është ta fitojmë Ligën e Kampionëve, Ligën Premier dhe gjithçka tjetër. Këtë dëshiron trajneri, këtë duan tifozët dhe këtë duam edhe ne si lojtarë”.Arsenali do të përballet me Fleetwood Townin në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Ligës, ndërsa rrugëtimi i tij në Kupën FA do të nisë në janar të vitit të ardhshëm.I pyetur nëse skuadra mund t’i fitojë të katër trofetë këtë sezon, Merino u përgjigj me bindje të plotë.“Absolutisht. Kjo është mentaliteti dhe synimi ynë. Sezonin e kaluar ishim shumë, shumë afër dhe kjo na dëshmoi se jemi gati. Tani gjithçka varet nga detajet, nga të qenit të përqendruar dhe të gatshëm në momentet e duhura. Ne besojmë se mund t’ia dalim”.Arsenali nuk ka fituar më shumë se një trofe madhor në të njëjtin sezon që nga edicioni 2001/02, kur triumfoi në Ligën Premier dhe Kupën FA./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.