FbiMPB dhe FBI shkatërrojnë tregun ilegal “OLVX“, kallëzim penal ndaj 20 vjeçarit nga Tetova
2 min čitanja
Fbi
MPB dhe FBI shkatërrojnë tregun ilegal “OLVX“, kallëzim penal ndaj 20 vjeçarit nga Tetova
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
MPB-ja dhe FBI-ja kanë realizuar një operacion të përbashkët kundër krimit kibernetik, duke zbuluar administratorin e platformës ilegale “OLVX“, përmes së cilës shiteshin të dhëna personale të vjedhura, kredenciale për qasje dhe mjete për kryerjen e veprave penale kompjuterike.Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë kundër E.A. (20), nga fshati Reçicë e Madhe, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale „mashtrim kompjuterik“, „keqpërdorim i të dhënave personale“ dhe „prodhim dhe shpërndarje e pornografisë së fëmijëve“.Sipas MPB-së, aksioni është zhvilluar pas informacioneve fillestare të siguruara nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), të cilat çuan në një hetim të përbashkët dhe të koordinuar për zbulimin e aktiviteteve kriminale që zhvilloheshin përmes tregut ilegal online „OLVX“.Provat e siguruara tregojnë se i dyshuari, gjatë periudhës 2023–2025, ka administruar domene dhe faqe interneti të lidhura me platformën, e cila shërbente si treg ilegal për shitjen e të dhënave të vjedhura, mjeteve softuerike dhe shërbimeve të destinuara për kryerjen e krimeve kibernetike.Platforma përdorej kryesisht nga persona të përfshirë në krimin kibernetik, të cilët blinin dhe shisnin të dhëna personale dhe kredenciale për qasje në llogari të përdoruesve dhe rrjete kompjuterike të viktimave. Gjatë funksionimit të saj, në këtë treg ilegal ishin ofruar mbi 1.500 kredenciale të vjedhura për qasje.Hetimi ka zbuluar gjithashtu se, gjatë periudhës 2025–2026, i dyshuari ka administruar një grup ilegal online me emrin „ONEMILI“ në aplikacionin „Telegram“. Përmes këtij grupi ofroheshin shërbime dhe mjete softuerike për kryerjen e krimeve kompjuterike, përfshirë mashtrime që lidhen me kthimin e paligjshëm të mjeteve financiare.Sipas autoriteteve, janë siguruar edhe prova se i dyshuari, përmes aplikacionit „Telegram“, ka siguruar dhe poseduar për përdorim personal materiale
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.