Cristiano ronaldo“Gabim në çdo aspekt”, Rooney nuk e kursen Cristiano Ronaldon pas skandalit me Portugalinë
2 min čitanja
Cristiano ronaldo
“Gabim në çdo aspekt”, Rooney nuk e kursen Cristiano Ronaldon pas skandalit me Portugalinë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Wayne Rooney ka kritikuar ashpër Cristiano Ronaldon për deklaratat e tij pas largimit nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, duke e cilësuar veprimin e yllit portugez si të papranueshëm dhe të pashembullt në futboll.Gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar, Ronaldo u largua nga kampi i Portugalisë pasi trajneri Jorge Jesus e la në bankën rezervë gjatë fitores 2-1 ndaj Norvegjisë në Ligën e Kombeve.Pas këtij vendimi, pesë herë fituesi i Topit të Artë publikoi një deklaratë, në të cilën e akuzoi trajnerin Jesus për “shkelje të besimit”. Ronaldo, i cili kishte punuar me të te Al-Nassr sezonin e kaluar, zbuloi se vendimi për t’u larguar erdhi pasi trajneri refuzoi të lexonte disa deklarata të dakorduara paraprakisht gjatë një konference për shtyp.Këto deklarata përfshinin një kërkimfalje ndaj Ronaldos, krahasimin e tij me legjendat Pele dhe Diego Maradona, si dhe lavdërime për mënyrën se si ai ndërvepron me tifozët.Rooney, i cili luajti përkrah Ronaldos te Manchester United nga viti 2004 deri në vitin 2009, duke zhvilluar 140 paraqitje në Ligën Premier me të, beson se portugezi e ka kaluar çdo kufi me veprimet e tij. “Mendimi im për Ronaldon është vetëm: ‘Pse?’ Ishte po ajo ditë kur Lionel Messi po tërhiqej nga Argjentina dhe ai vendosi të largohej në atë mënyrë nga grumbullimi i Portugalisë, e më pas të publikonte atë deklaratë. Është gabim në çdo aspekt”, deklaroi Rooney në emisionin “The United Stand”.“Ajo që bëri, duke cenuar autoritetin e trajnerit dhe duke mos respektuar bashkëlojtarët, ishte krejtësisht e gabuar. Po ashtu, ishte gabim edhe ndaj Federatës Portugeze të Futbollit. Gjithçka rreth kësaj situate ishte e gabuar”.Rooney, i cili e njeh mirë Ronaldon nga koha kur ishin bashkëlojtarë, pranoi se ishte e pakëndshme ta shihte një situatë të tillë nga këndvështrimi i një futbollisti dhe trajneri.“Në fund të fundit, kjo vlen për çdo lojtar. Herët a vonë, duhet të ndalosh së luajturi futboll për kombëtaren tënde dhe, për fat të keq, ai nuk po e përballon mirë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.