Foto: TelegrafiIz objave izvora
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ish-deputetit Gani Geci, i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.Masa e paraburgimit është caktuar pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e kësaj mase ndaj të pandehurit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kanosjes, nga neni 181, paragrafi 2, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore.Në arsyetimin e vendimit, gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku konkret që i pandehuri të përsërisë veprën penale ose të ndërmarrë veprime për realizimin e kanosjes së pretenduar. Gjykata ka marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra, përmbajtjen dhe intensitetin e kërcënimeve, si dhe sjelljen e të pandehurit pas ngjarjes.Po ashtu, sipas gjykatës, ekziston rreziku që i pandehuri të kontaktojë sërish të dëmtuarin Lirim Mehmetaj, dhe të ushtrojë presion të mëtejshëm ndaj tij përmes kanosjeve.Gjykata ka vlerësuar se masat alternative ndaj paraburgimit nuk do të ishin të mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale ose kryerjen e veprës me të cilën pretendohet se është kanosur i dëmtuari. Dosja e Prokurorisë: Geci kanosi Mehmetajn me fjalët “nëse nuk e hek postimin ose nuk e ndryshon, kena me u vra” Sipas Prokurorisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 11 tetor 2026, rreth orës 19:27, në zyrat e portalit “VOX Kosova” në Prishtinë.Geci dyshohet se e ka kanosur drejtpërdrejt gazetarin Lirim Mehmetaj, për shkak të një postimi të publikuar nga ky i fundit në Facebook lidhur me deputetin Fatos Geci, me qëllim
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.