Man utdPërplasje e fortë te Man Utd, Martinez drejt largimit
2 min čitanja
Man utd
Përplasje e fortë te Man Utd, Martinez drejt largimit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
E ardhmja e Lisandro Martinezit te Manchester United po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, pas kritikave të ashpra që mbrojtësi argjentinas ka drejtuar ndaj drejtuesve të klubit, raporton Sky Sports.Pas humbjes ndaj Atletico Madridit, Martinez vuri në pikëpyetje strategjinë e klubit në afatin kalimtar të transferimeve, duke kritikuar në veçanti drejtorin teknik, Jason Wilcox. Sipas raportimeve, deklaratat e mbrojtësit janë pritur me zemërim dhe habi, si nga drejtuesit e klubit, ashtu edhe nga disa prej bashkëlojtarëve të tij. Madje, thuhet se të paktën një lojtar i Manchester Unitedit e ka konfrontuar Martinezin gjatë rrugës së kthimit nga Madridi.Kjo bie ndesh me raportimet e mëparshme të mediave të tjera, sipas të cilave disa prej lojtarëve me përvojë të Unitedit ndajnë shqetësimet e argjentinasit për situatën në klub.Megjithatë, drejtuesit e Manchester Unitedit besojnë se Martinez ka qenë i hapur ndaj mundësisë së largimit prej kohësh. Mbrojtësi raportohet se kishte tentuar të transferohej te Atletico Madridi gjatë verës së kaluar, çka ka shtuar dyshimet për vazhdimësinë e tij në “Old Trafford”. Kontrata e 28-vjeçarit skadon në vitin 2027 dhe, sipas Sky Sports, mundësitë që ajo të rinovohet po zvogëlohen gjithnjë e më shumë. Kjo e bën të mundshëm largimin e tij gjatë vitit të ardhshëm, nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.Në anën tjetër, pozita e Jason Wilcox në klub nuk duket të jetë në rrezik. Drejtuesit e Manchester Unitedit nuk po i bëjnë presion drejtorit teknik dhe thuhet se janë të kënaqur me punën e tij gjatë viteve të fundit.Kështu, pavarësisht kritikave të Martinezin, Wilcox vazhdon ta ketë besimin e klubit, ndërsa e ardhmja e mbrojtësit argjentinas në “Old Trafford” po vihet gjithnjë e më shumë në dyshim. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.