Foto: TelegrafiIz objave izvora
Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka reaguar në rrjetet sociale pas pamjeve që po qarkullojnë nga protesta në Tiranë, duke shprehur indinjatën e tij për mënyrën se si policia po sillet me qytetarët.Përmes disa postimeve në Instagram, ai ka shpërndarë fotografi dhe video nga përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, duke kritikuar ashpër veprimet e tyre.Në njërin prej postimeve, Stresi ka publikuar një fotografi të një personi të shoqëruar nga disa policë, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: “I vetëm përballë 6 policëve.Polici maniakësh të pa shkolluar”. Foto: InstagramNë një tjetër postim, reperi ka shpërndarë një imazh me disa shishe dhe objekte të tjera, duke përdorur ironi për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj policisë.“Vetëm me këto i zmbrapsni policët e makinat e çdo gjë, ju garantoj 100 për qind”, ka shkruar ai.Reagimet e Stresit vijnë në një kohë kur pamjet nga protesta po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur diskutime për mënyrën e ndërhyrjes së policisë dhe trajtimin e protestuesve.Stresi bashkuar reagimeve të personazheve publike që kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për pamjet nga protesta në Tiranë. /Telegrafi/ Foto: Instagram
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.