Lajme nga zvicraPatinatori zviceran abuzoi me partneren e mitur, pezullohet për tre vjet nga sporti
2 min čitanja
Lajme nga zvicra
Patinatori zviceran abuzoi me partneren e mitur, pezullohet për tre vjet nga sporti
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Gjykata Sportive Zvicerane ka pezulluar për tre vjet një patinator artistik, pasi e ka shpallur fajtor për shkelje të integritetit seksual dhe psikologjik të partneres së tij të mitur në vallëzimin në akull. Sipas vendimit, incidentet kanë ndodhur nga dhjetori i vitit 2022 deri në korrik të vitit 2024, periudhë gjatë së cilës patinatori dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht partneren, e ka poshtëruar dhe e ka fyer gjatë stërvitjeve. Rasti është bërë publik të mërkurën nga Fondacioni Zviceran i Integritetit të Sportit, organizatë që merret me parandalimin dhe trajtimin e sjelljeve të pahijshme në sport, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi. Sipas vendimit të gjykatës, patinatori e ka ekspozuar partneren ndaj materialeve pornografike, ka kryer sulme seksuale ndaj saj dhe e ka poshtëruar e ofenduar edhe në praninë e personave të tjerë gjatë stërvitjeve. Rasti ishte raportuar në Fondacionin Zviceran të Integritetit të Sportit në shtator të vitit 2024, pas së cilës ishte nisur një hetim dhe ishin vendosur masa të përkohshme ndaj sportistit. Në dhjetor të vitit 2025, çështja iu referua Gjykatës Sportive Zvicerane për shqyrtim. Gjatë procedurës, gjykata e vlerësoi të besueshme dëshminë e viktimës dhe konstatoi disa shkelje të rregullave etike të sportit. Përveç pezullimit trevjeçar, sportistit i ndalohet të japë mësim, të ushtrojë detyrën e trajnerit apo të marrë pjesë në stërvitje me të mitur gjatë kësaj periudhe. Ai gjithashtu është obliguar të ndjekë të paktën 20 seanca trajnimi për sjelljen dhe të paguajë 5 mijë franga zvicerane për shpenzimet gjyqësore. Vendimi synon të parandalojë përsëritjen e sjelljeve të tilla dhe të forcojë mbrojtjen e të miturve në sportin zviceran./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.