PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Man cityMan City përfshihet në një tjetër shkelje të rregullave të Ligës Premier pas fitores ndaj Liverpoolit
2 min čitanja
Man city

Man City përfshihet në një tjetër shkelje të rregullave të Ligës Premier pas fitores ndaj Liverpoolit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Manchester City ka shkelur një rregull të Ligës Premier, pasi nuk e lejoi trajnerin Enzo Maresca të fliste për radiostacionet menjëherë pas fitores 3-0 ndaj Liverpoolit në “Anfield”.Në ndeshjen e parë që nga momenti kur një komision i pavarur e shpalli klubin fajtor për të gjitha akuzat lidhur me shkeljet e rregullave financiare, City e la pas gjithë zhurmën jashtë fushës, duke triumfuar bindshëm ndaj Liverpoolit.Erling Haaland zhbllokoi rezultatin disa minuta pasi Ryan Gravenberch u ndëshkua me karton të kuq në një vendim të diskutueshëm. Më pas, dy gola të shkëlqyer nga Jeremy Doku dhe Rayan Cherki vulosën fitoren e Cityt, që vazhdon serinë e rezultateve të përsosura.Manchester City rikthehet në Ligën e Kampionëve të mërkurën, më 14 tetor, për një përballje të madhe ndaj Paris Saint-Germainit. Anglezët pretendojnë se nuk do të ketë presion politik në rastin e Manchester Cityt Megjithatë, para këtij takimi, u raportua se klubi kishte shkelur rregullin K.207 të rregullores së Ligës Premier, duke mos e lejuar Marescan të intervistohej nga talkSPORT dhe BBC Radio 5 Live.Ky rregull përcakton: “Çdo klub që merr pjesë në një ndeshje të Ligës Premier duhet të sigurojë që secili transmetues radiofonik që ka të drejtat për transmetimin e asaj ndeshjeje të lejohet të intervistojë, pas përfundimit të saj, (a) të paktën një lojtar që ka pasur rol të rëndësishëm në ndeshje dhe (b) trajnerin”.Manchester City nuk dha ndonjë shpjegim për këtë vendim. Megjithatë, Maresca foli për televizionin Sky Sports, si dhe për pjesën tjetër të mediave gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Manchester City ka shkelur një rregull të Ligës Premier, pasi nuk e lejoi trajnerin Enzo Maresca të fliste për radiostacionet menjëherë pas fitores 3-0 ndaj Liverpoolit në “Anfield”.Në ndeshjen e parë që nga momenti kur një komision i pavarur e shpalli klubin fajtor për të gjitha akuzat lidhur me shkeljet e rregullave financiare, City e la pas gjithë zhurmën jashtë fushës, duke triumfuar bindshëm ndaj Liverpoolit.Erling Haaland zhbllokoi rezultatin disa minuta pasi Ryan Gravenberch u ndëshkua me karton të kuq në një vendim të diskutueshëm. Më pas, dy gola të shkëlqyer nga Jeremy Doku dhe Rayan Cherki vulosën fitoren e Cityt, që vazhdon serinë e rezultateve të përsosura.Manchester City rikthehet në Ligën e Kampionëve të mërkurën, më 14 tetor, për një përballje të madhe ndaj Paris Saint-Germainit. Anglezët pretendojnë se nuk do të ketë presion politik në rastin e Manchester Cityt Megjithatë, para këtij takimi, u raportua se klubi kishte shkelur rregullin K.207 të rregullores së Ligës Premier, duke mos e lejuar Marescan të intervistohej nga talkSPORT dhe BBC Radio 5 Live.Ky rregull përcakton: “Çdo klub që merr pjesë në një ndeshje të Ligës Premier duhet të sigurojë që secili transmetues radiofonik që ka të drejtat për transmetimin e asaj ndeshjeje të lejohet të intervistojë, pas përfundimit të saj, (a) të paktën një lojtar që ka pasur rol të rëndësishëm në ndeshje dhe (b) trajnerin”.Manchester City nuk dha ndonjë shpjegim për këtë vendim. Megjithatë, Maresca foli për televizionin Sky Sports, si dhe për pjesën tjetër të mediave gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…