PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kompania për menaxhimin e deponive në kosovëKMDK i përgjigjet Prishtinës për deponinë e Mirashit: “Pastrimi” ka obligime financiare të papërmbushura
2 min čitanja
Kompania për menaxhimin e deponive në kosovë

KMDK i përgjigjet Prishtinës për deponinë e Mirashit: “Pastrimi” ka obligime financiare të papërmbushura

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) ka reaguar pas deklaratave të nënkryetares së Prishtinës, Besianë Musmurati, dhe drejtorit të Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, të cilët kërkuan hapjen e deponisë së Mirashit gjatë natës dhe paralajmëruan kallëzim penal ndaj kryeshefit të kompanisë, Dardan Velija.Në një komunikatë për publikun, KMDK ka deklaruar se deponia e Mirashit ka qenë në dispozicion për pranimin e mbeturinave 24 orë në ditë deri më 30 shtator 2026, duke kundërshtuar pretendimin se situata me mbeturinat në Prishtinë është pasojë e mbylljes së deponisë.“Konsiderojmë se situata e krijuar në Prishtinë nuk mund t'i atribuohet mbylljes së deponisë, por kërkon një vlerësim më të gjerë të organizimit dhe menaxhimit të shërbimit të grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave”, thuhet në reagimin e KMDK-së.Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se ndërmarrja publike “Pastrimi” ka obligime financiare të papërmbushura ndaj saj, të cilat, sipas KMDK-së, janë akumuluar gjatë një periudhe të konsiderueshme. Prishtina paralajmëron kallëzim penal ndaj kryeshefit të KMDK-së për mbylljen e deponisë së Mirashit gjatë natës “Pavarësisht kësaj situate, KMDK ka vazhduar të ofrojë shërbimet e saj, duke pasur parasysh rëndësinë e menaxhimit të mbeturinave për qytetarët dhe shëndetin publik”, thuhet në komunikatë.KMDK paralajmëron masa, kontrata skadon më 16 tetorKMDK ka theksuar se kontrata me kompaninë “Pastrimi” skadon më 16 tetor 2026 dhe se obligimet financiare duhet të adresohen sa më shpejt, me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit dhe ofrimit të shërbimeve.“Në rast se këto obligime nuk përmbushen, KMDK mund të detyrohet të shqyrtojë masa në përputhje me kushtet kontraktuale, përfshirë edhe kufizimin e qasjes së K.R.M. ‘Pastrimi’ në deponinë e Mirashit”, thuhet në reagim.Kompania ka deklaruar se mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit institucional dhe gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme, duke theksuar se prioritet duhet të jenë interesi i qytetarëve,

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) ka reaguar pas deklaratave të nënkryetares së Prishtinës, Besianë Musmurati, dhe drejtorit të Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, të cilët kërkuan hapjen e deponisë së Mirashit gjatë natës dhe paralajmëruan kallëzim penal ndaj kryeshefit të kompanisë, Dardan Velija.Në një komunikatë për publikun, KMDK ka deklaruar se deponia e Mirashit ka qenë në dispozicion për pranimin e mbeturinave 24 orë në ditë deri më 30 shtator 2026, duke kundërshtuar pretendimin se situata me mbeturinat në Prishtinë është pasojë e mbylljes së deponisë.“Konsiderojmë se situata e krijuar në Prishtinë nuk mund t'i atribuohet mbylljes së deponisë, por kërkon një vlerësim më të gjerë të organizimit dhe menaxhimit të shërbimit të grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave”, thuhet në reagimin e KMDK-së.Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se ndërmarrja publike “Pastrimi” ka obligime financiare të papërmbushura ndaj saj, të cilat, sipas KMDK-së, janë akumuluar gjatë një periudhe të konsiderueshme. Prishtina paralajmëron kallëzim penal ndaj kryeshefit të KMDK-së për mbylljen e deponisë së Mirashit gjatë natës “Pavarësisht kësaj situate, KMDK ka vazhduar të ofrojë shërbimet e saj, duke pasur parasysh rëndësinë e menaxhimit të mbeturinave për qytetarët dhe shëndetin publik”, thuhet në komunikatë.KMDK paralajmëron masa, kontrata skadon më 16 tetorKMDK ka theksuar se kontrata me kompaninë “Pastrimi” skadon më 16 tetor 2026 dhe se obligimet financiare duhet të adresohen sa më shpejt, me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit dhe ofrimit të shërbimeve.“Në rast se këto obligime nuk përmbushen, KMDK mund të detyrohet të shqyrtojë masa në përputhje me kushtet kontraktuale, përfshirë edhe kufizimin e qasjes së K.R.M. ‘Pastrimi’ në deponinë e Mirashit”, thuhet në reagim.Kompania ka deklaruar se mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit institucional dhe gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme, duke theksuar se prioritet duhet të jenë interesi i qytetarëve,

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…