PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
IndoneziaIndonezia po mbytet nga tymi
1 min čitanja
Indonezia

Indonezia po mbytet nga tymi

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ndërsa Indonezia po përballet me sezonin më të rëndë të zjarreve pyjore në një dekadë, një mjegullim toksik po ua vështirëson frymëmarrjen miliona banorëve të rajonit.Ajri në ishujt Kalimantan dhe Sumatra ka marrë një ngjyrë të frikshme qelibari, ndërsa cilësia e tij ka arritur nivele të rrezikshme, shkruan bbc.Mjegulla e dendur, e njohur edhe si smog, është përhapur përtej kufijve të Indonezisë, duke prekur vendet fqinje dhe duke ngritur shqetësime për shëndetin publik. Ajo ka mbuluar horizontin e Singaporit dhe ka detyruar disa shkolla në Malajzi të mbyllen. Ndërkohë, po rritet zemërimi ndaj kompanive të akuzuara për djegien e tokave bujqësore, si dhe ndaj autoriteteve që kanë hasur vështirësi në ndalimin e këtyre praktikave.Zjarret pyjore që shpërthejnë çdo vit gjatë sezonit të thatë kanë qenë veçanërisht intensive këtë vit, për shkak të fenomenit jashtëzakonisht të fortë klimatik El Niño, i cili ndryshon modelet e motit në mbarë botën.Sipas platformës së pavarur për monitorimin e pyjeve, Nusantara Atlas, në Indonezi janë regjistruar 1.043.377 vatra zjarri, të cilat kanë djegur gjithsej 900 mijë hektarë tokë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ndërsa Indonezia po përballet me sezonin më të rëndë të zjarreve pyjore në një dekadë, një mjegullim toksik po ua vështirëson frymëmarrjen miliona banorëve të rajonit.Ajri në ishujt Kalimantan dhe Sumatra ka marrë një ngjyrë të frikshme qelibari, ndërsa cilësia e tij ka arritur nivele të rrezikshme, shkruan bbc.Mjegulla e dendur, e njohur edhe si smog, është përhapur përtej kufijve të Indonezisë, duke prekur vendet fqinje dhe duke ngritur shqetësime për shëndetin publik. Ajo ka mbuluar horizontin e Singaporit dhe ka detyruar disa shkolla në Malajzi të mbyllen. Ndërkohë, po rritet zemërimi ndaj kompanive të akuzuara për djegien e tokave bujqësore, si dhe ndaj autoriteteve që kanë hasur vështirësi në ndalimin e këtyre praktikave.Zjarret pyjore që shpërthejnë çdo vit gjatë sezonit të thatë kanë qenë veçanërisht intensive këtë vit, për shkak të fenomenit jashtëzakonisht të fortë klimatik El Niño, i cili ndryshon modelet e motit në mbarë botën.Sipas platformës së pavarur për monitorimin e pyjeve, Nusantara Atlas, në Indonezi janë regjistruar 1.043.377 vatra zjarri, të cilat kanë djegur gjithsej 900 mijë hektarë tokë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…