Tregu i perbashketIsh-kryeministri italian në Prishtinë, Letta: Kosova dhe Ballkani Perëndimor të përfshihen në tregun e përbashkët para anëtarësimit në BE
2 min čitanja
Tregu i perbashket
Ish-kryeministri italian në Prishtinë, Letta: Kosova dhe Ballkani Perëndimor të përfshihen në tregun e përbashkët para anëtarësimit në BE
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ish-kryeministri i Italisë dhe presidenti i Institutit Jacques Delors, Enrico Letta, ka vizituar Kosovën, pasi, ishte i ftuar në Forumin e Shoqërisë Civile 2026. Nga Prishtina, ai ka bërë thirrje që Kosova dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor të përfshihen gradualisht në Tregun e Përbashkët Evropian edhe para anëtarësimit formal në Bashkimin Evropian, duke theksuar se integrimi duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe jo të mbetet vetëm në nivel premtimesh politike. “Tregu i Përbashkët është më shumë se një treg, është qytetari e plotë evropiane, pra, jo të jesh emigrant në Bashkimin tënd Evropian. Kjo është arsyeja pse unë e kam mbështetur Tregun e Përbashkët si një hap kryesor në zgjerimin e BE-së”, theksoi ai. Në këtë forum, Letta tha se se përfshirja graduale e vendeve kandidate në tregun evropian do t'u mundësonte qytetarëve dhe bizneseve të përfitonin nga integrimi edhe para anëtarësimit formal në BE. Po ashtu, sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të përqendrohen vetëm në marrëdhëniet me Brukselin, por duhet të forcojnë edhe bashkëpunimin ekonomik mes tyre. Ai paralajmëroi se përsëritja e gabimeve të zgjerimeve të mëparshme mund ta vështirësojë integrimin, shkruan Telegrafi. Ndër tjera, Letta kërkoi integrim më të thellë dhe më shumë autonomi ekonomike e strategjike, duke prezantuar edhe rëndësinë e planit “Një Evropë, një treg”, i cili synon thjeshtimin e rregullave, integrimin e tregjeve financiare dhe forcimin e kompanive evropiane. “Ne jemi të gjithë vende të vogla”, ishte një nga mesazhet kryesore të Lettës, i cili argumentoi se shtetet evropiane duhet të bashkohen për të pasur peshë më të madhe ekonomike dhe politike në raport me SHBA-në, Kinën dhe fuqitë e tjera globale. Përpos ish-kryeministrit italian, pjesë e forumit ishte edhe ekonomistja dhe Valbona Zeneli. Në hapje të ditës së dytë të forumit, Zeneli theksoi se diskutimet e një dite më parë kishin nxjerrë në pah një problem të përbashkët për rajonin: hendekun mes anga
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.