Foto: TelegrafiIz objave izvora
Ndërmarrja publike “Termokos” pritet të nisë furnizimin me ngrohje më 15 tetor, në afatin e zakonshëm të fillimit të sezonit të ngrohjes.Zëdhënësja e kësaj ndërmarrjeje, Aferdita Uka, ka thënë për KosovaPress se përgatitjet për sezonin e ri kanë përfunduar me kohë dhe se aktualisht janë duke u realizuar testimet e fundit të pajisjeve.Sipas Ukës, Termokosi aktualisht ka mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjetin e ngrohjes, ndërsa furnizimi në fillim të sezonit do të bëhet gradualisht, për të ruajtur funksionimin e sistemit dhe për të shmangur dëmtimet e mundshme teknike.“Nga periudha e verës, janë kryer të gjitha intervenimet e nevojshme, ndërhyrja në rrjetin e ngrohjes kudo që ka pasur vështirësi në qarkullimin e ngrohjes gjatë sezonit të kaluar ngrohës, a është vërejtur ndonjë dobësi, diçka e rrjetit, ka pasur ndërhyrje nëpër pajisjet e ngrohjes, pastrim, zëvendësim të ventileve, dhe gjithë këto përgatitje pra janë përfunduar me kohë. Tani jemi duke i realizuar testimet e fundit të këtyre pajisjeve para se të fillojmë marrjen e sasive të para të avullit nga KEK-u për të prodhuar energji ngrohëse dhe për ta shpërndarë atë tek mbi 25 mijë konsumatorë sa i kemi të kyçur aktualisht në rrjetin tonë të ngrohjes”, ka thënë Uka.Sa i përket zgjerimit të rrjetit, Uka ka bërë të ditur se nuk pritet të ketë rritje të madhe të numrit të konsumatorëve krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa zgjerimi më i madh pritet të realizohet përmes projekteve kapitale.“Në raport me vitin e kaluar, nuk ka pasur ndonjë zgjerim më të madh të numrit të konsumatorëve, për arsye se vitin e kaluar kanë përfunduar projektet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, të cilat kanë qenë të realizuara falë projekteve me donatorë ndërkombëtarë, me mbështetjen financiare të donatorëve ndërkombëtarë, por edhe me një participim mjaft të dukshëm edhe nga ndërmarrja jonë me mjete vetanake, pra. Ndërsa ndërkohë, që nga përfundimi i sezonit ngrohës deri më tani, ka pasur kërkesa individuale të një objekti banesor apo
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.