PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Maqedonia e veriutAUV sekuestron dy ton ushqim nga një treg i gjelbër në Shkup
2 min čitanja
Maqedonia e veriut

AUV sekuestron dy ton ushqim nga një treg i gjelbër në Shkup

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal të Bashkisë së Shkupit dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, sot kreu kontroll të jashtëzakonshëm inspektues në tregun e gjelbër në lagjen Hasanbeg të Shkupit, gjatë të cilit u sekuestruan afërsisht dy ton ushqim të pasigurt të llojeve të ndryshme.Aksioni kishte për qëllim kontrollin e kushteve në të cilat shitet ushqimi, si dhe respektimin e rregulloreve ligjore për ruajtjen dhe qarkullimin e tij të sigurt."Gjatë kontrollit, u përcaktua se ushqimi shitet jashtë vendeve të parashikuara për këtë qëllim brenda tregut, në kushte johigjienike, gjë që rrit rrezikun për sigurinë e tij dhe shëndetin e konsumatorëve. Ushqimi i sekuestruar është hequr nga qarkullimi. Shërbimet kompetente të inspektimit do të vazhdojnë të marrin masa në përputhje me kompetencat e tyre ligjore"."Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë të kryejë kontrolle të përforcuara inspektuese, në mënyrë të pavarur dhe në koordinim me institucionet e tjera kompetente, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe sigurimin e ushqimit të sigurt në treg"."AUV u bën thirrje të gjithë operatorëve të ushqimit të respektojnë detyrimet ligjore dhe të sigurojnë kushte të përshtatshme higjienike gjatë trajtimit, ruajtjes dhe shitjes së ushqimit. Siguria ushqimore dhe mbrojtja e shëndetit të konsumatorit mbeten prioritet në punën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë", thonë nga AUV.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal të Bashkisë së Shkupit dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, sot kreu kontroll të jashtëzakonshëm inspektues në tregun e gjelbër në lagjen Hasanbeg të Shkupit, gjatë të cilit u sekuestruan afërsisht dy ton ushqim të pasigurt të llojeve të ndryshme.Aksioni kishte për qëllim kontrollin e kushteve në të cilat shitet ushqimi, si dhe respektimin e rregulloreve ligjore për ruajtjen dhe qarkullimin e tij të sigurt."Gjatë kontrollit, u përcaktua se ushqimi shitet jashtë vendeve të parashikuara për këtë qëllim brenda tregut, në kushte johigjienike, gjë që rrit rrezikun për sigurinë e tij dhe shëndetin e konsumatorëve. Ushqimi i sekuestruar është hequr nga qarkullimi. Shërbimet kompetente të inspektimit do të vazhdojnë të marrin masa në përputhje me kompetencat e tyre ligjore"."Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë të kryejë kontrolle të përforcuara inspektuese, në mënyrë të pavarur dhe në koordinim me institucionet e tjera kompetente, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe sigurimin e ushqimit të sigurt në treg"."AUV u bën thirrje të gjithë operatorëve të ushqimit të respektojnë detyrimet ligjore dhe të sigurojnë kushte të përshtatshme higjienike gjatë trajtimit, ruajtjes dhe shitjes së ushqimit. Siguria ushqimore dhe mbrojtja e shëndetit të konsumatorit mbeten prioritet në punën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë", thonë nga AUV.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…