Lajme nga zvicraBiznesmeni zviceran përballet me 13 akuza për përdhunim, mashtrim dhe përvetësim të mbi 1.3 milion frangave
2 min čitanja
Lajme nga zvicra
Biznesmeni zviceran përballet me 13 akuza për përdhunim, mashtrim dhe përvetësim të mbi 1.3 milion frangave
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një sipërmarrës në Zvicër pritet të dalë para Gjykatës së Qarkut në Cyrih, ku do të përballet me një sërë akuzash të rënda, që përfshijnë përdhunim, sulm seksual, mashtrim financiar, falsifikim dokumentesh dhe përvetësim të bizhuterive me vlerë mbi 1.3 milion franga zvicerane. Sipas aktakuzës, burri, i cili drejtonte një kompani ndërtimi, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-partneres së tij, si dhe është përfshirë në disa raste të dyshuara të mashtrimit financiar, përfshirë një kredi të garantuar nga shteti gjatë pandemisë COVID-19. Megjithatë, ndaj të pandehurit vlen prezumimi i pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës. Sipas prokurorisë, një nga incidentet më të rënda dyshohet se ka ndodhur më 26 prill 2024, në banesën ku biznesmeni jetonte me partneren e tij të atëhershme, shkruan Blue News, transmeton Telegrafi. Ai dyshohet se e ka tërhequr gruan me forcë përtokë dhe më pas e ka detyruar të kryejë akte seksuale kundër vullnetit të saj. Sipas aktakuzës, gruaja ka tentuar të rezistojë, por përfundimisht ka arritur të lirohet, duke pësuar mavijosje, ënjtje dhe lëndime të tjera. Prokuroria pretendon se edhe në mars të vitit 2024 kishte ndodhur një incident tjetër, kur burri dyshohet se e kishte tërhequr partneren nga divani gjatë gjumit dhe e kishte detyruar të kryente një akt seksual kundër dëshirës së saj. Dy ditë më vonë, ai dyshohet se e ka shtyrë me forcë në dysheme, duke i shkaktuar zhvendosje të shpatullës, këputje të një vene dhe mavijosje. Përveç akuzave për dhunë seksuale, sipërmarrësi dyshohet se ka përvetësuar dy unaza diamanti me vlerë të përgjithshme rreth 1.35 milion franga zvicerane. Sipas aktakuzës, në fillim të shkurtit 2022, një grua ia kishte besuar dy unazat për t'ia prezantuar një blerësi potencial në Holandë, me kusht që më pas t'ia kthente. Megjithatë, prokuroria pretendon se ai nuk i ktheu bizhuteritë dhe se, disa ditë më vonë, të paktën njërën prej tyre e shiti në një hotel në Bruksel. Njëra unazë vlerësohej në rreth 102 mi
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.