BarcelonaTë gjithë e shohin Barcelonën si “skuadrën perfekte”, por Rodri ka zbuluar dobësinë e madhe të tyre
2 min čitanja
Barcelona
Të gjithë e shohin Barcelonën si “skuadrën perfekte”, por Rodri ka zbuluar dobësinë e madhe të tyre
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Rodri ka paralajmëruar Barcelonën për një dobësi që duhet ta përmirësojë, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, pavarësisht fitores bindëse 4-1 ndaj Galatasarayt.Mesfushori spanjoll theksoi se katalunasit duhet të tregojnë më shumë kujdes në ndërtimin e aksioneve dhe të shmangin humbjet e topit që mund t’i ekspozojnë ndaj kundërsulmeve të shpejta.“Me gjasë, sot po përpiqesha t’u thoja të sulmonim më ngadalë, sepse në fund, nëse e humb topin, kundërshtari del shpejt në kundërsulm”, shpjegoi Rodri.Ai pranoi se ndeshjet evropiane kërkojnë vëmendje të veçantë dhe se Barcelona duhet të përmirësohet në mënyrën se si përballon momentet e vështira gjatë lojës. “E dimë se kur luajmë në Evropë, ka disa gjëra ndaj të cilave duhet të jemi të kujdesshëm. Për shembull, ata shënuan nga rasti i tyre i pare”.“Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt, sepse ata mund të kishin shënuar edhe golin e dytë”, deklaroi mesfushori.Rodri theksoi se një nga mësimet kryesore nga kjo ndeshje ishte nevoja për të ruajtur qetësinë edhe në momentet kur kundërshtari ushtron presion.“Mesazhi është i qartë: ndoshta gjatë atyre dhjetë minutave mjaft kaotike që sapo i kaluam, kur pësuam golin, duhet të qëndrojmë pak më të qetë. Ky është mësimi që kemi nxjerrë nga kjo ndeshje”, u shpreh ai. Trajneri i Galatasarayt mahnitet nga Barcelona: Janë si një makineri e përsosur “Kur vijnë golat, mund ta shijosh ndeshjen pak më shumë”, shtoi Rodri.Në fund, mesfushori paralajmëroi se Barcelona nuk mund të mbështetet gjithmonë te rezultatet e tilla bindëse, pasi përballjet në Ligën e Kampionëve do të jenë të vështira dhe kërkojnë përgatitje për çdo skenar.“E dimë se gjërat nuk do të shkojnë gjithmonë kështu dhe se, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, ndeshjet do të jenë të vështira. Duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë: si kur shënojmë, ashtu edhe kur nuk arrijmë të shënojmë”, përfundoi ai./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.