Departamenti amerikan i shtetitSHBA-ja nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën
2 min čitanja
Departamenti amerikan i shtetit
SHBA-ja nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë qëndrimin e njëjtë lidhur me pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën.Në një përgjigje për Radio Dukagjini nga Ambasada Amerikane në Kosovë deklarojnë se presin të zhvillojnë një dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura përfshirë përmbushjen nga ana e Kosovës të zotimeve të saj në raport me serbët e Kosovës.“Shtetet e Bashkuara e pezulluan për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik SHBA–Kosovë në shtator të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e ndërmarra nga qeveria e atëhershme në detyrë. Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe të popullit të Kosovës. Presim që të zhvillojmë një dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura, përfshirë përmbushjen nga ana e Kosovës të zotimeve të saj në raport me serbët e Kosovës”, deklaron një zëdhënës i Ambasada Amerikane në Kosovë për Radio Dukagjinin.Ndërsa, gjatë ditës së djeshme krerët shtetëror kanë kërkuar rikthimin e dialogut strategjik pas takimeve që kanë zhvilluar më 12 tetor me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin në Prishtinë, të cilit në këtë fillim javë kanë qëndruar në Kosovë.SHBA-ja e ka pezulluar dialogun strategjik me Kosovën më 12 shtator të vitit 2025. Ambasada amerikane në Prishtinë njoftoi se ky vendim ishte marrë për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë ndaj institucioneve serbe që funksiononin në Kosovë.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.