PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjoba e dyfshiteIa kërkonte gruas 4 mijë franga duke e shantazhuar, gjykata zvicerane e dënon të riun me gjobë dyfish më të lartë se shuma që kërkoi
2 min čitanja
Gjoba e dyfshite

Ia kërkonte gruas 4 mijë franga duke e shantazhuar, gjykata zvicerane e dënon të riun me gjobë dyfish më të lartë se shuma që kërkoi

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një 24-vjeçar nga Rorschach, në kantonin e St. Gallenit të Zvicrës, është dënuar me gjobë prej 8,100 frangash zvicerane për zhvatje, pasi tentoi të përfitonte para nga një grua duke e kërcënuar se do t’ua dërgonte fotografitë intime familjarëve dhe personave të afërt të saj. Sipas urdhrit penal të lëshuar nga Prokuroria Publike e St. Gallenit, burri i kishte kërkuar gruas t’i dorëzonte 4,000 franga në një garazh nëntokësor në Rorschach, në një kohë të caktuar. Në rast se ajo nuk do të paguante, ai e kishte kërcënuar se fotografitë do t’ia dërgonte bashkëshortit të saj, personave të njohur dhe punëdhënësit të bashkëshortit. Fotografitë e tregonin gruan me bikini, të brendshme dhe veshje të zakonshme për qëndrim në shtëpi. Sipas autoriteteve, 24-vjeçari i kishte marrë ato gjatë një lidhjeje të saj të mëparshme jashtëmartesore. Gruaja nuk u paraqit në vendin e caktuar për dorëzimin e parave. Ajo kishte injoruar edhe kërkesat e mëparshme të burrit për transferimin e shumave të kërkuara në llogarinë e tij bankare, shkruan Watson, transmeton Telegrafi. Në vend të parave që kërkonte, 24-vjeçari mori një vendim dënimi nga Prokuroria Publike. Ai u dënua me 90 gjoba ditore, nga 90 franga secila, në total 8,100 franga zvicerane. Përveç kësaj, duhet të paguajë edhe 650 franga shpenzime gjyqësore. Gjoba është e pakushtëzuar, që do të thotë se ai duhet ta vuajë dënimin sipas vendimit dhe nuk përfiton nga pezullimi i tij. Në rast se nuk e paguan gjobën, mund të përballet me 90 ditë burg. Sipas Prokurorisë Publike, burri është i papunë, por shuma e gjobës ditore është caktuar në 90 franga duke marrë parasysh rrethanat e tij personale. Ai kishte edhe një dënim të mëparshëm për shkelje të rregullave të trafikut. Autoritetet kanë vlerësuar se nuk ka bazë për një prognozë të favorshme lidhur me sjelljen e tij të ardhshme, prandaj dënimi nuk është pezulluar./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një 24-vjeçar nga Rorschach, në kantonin e St. Gallenit të Zvicrës, është dënuar me gjobë prej 8,100 frangash zvicerane për zhvatje, pasi tentoi të përfitonte para nga një grua duke e kërcënuar se do t’ua dërgonte fotografitë intime familjarëve dhe personave të afërt të saj. Sipas urdhrit penal të lëshuar nga Prokuroria Publike e St. Gallenit, burri i kishte kërkuar gruas t’i dorëzonte 4,000 franga në një garazh nëntokësor në Rorschach, në një kohë të caktuar. Në rast se ajo nuk do të paguante, ai e kishte kërcënuar se fotografitë do t’ia dërgonte bashkëshortit të saj, personave të njohur dhe punëdhënësit të bashkëshortit. Fotografitë e tregonin gruan me bikini, të brendshme dhe veshje të zakonshme për qëndrim në shtëpi. Sipas autoriteteve, 24-vjeçari i kishte marrë ato gjatë një lidhjeje të saj të mëparshme jashtëmartesore. Gruaja nuk u paraqit në vendin e caktuar për dorëzimin e parave. Ajo kishte injoruar edhe kërkesat e mëparshme të burrit për transferimin e shumave të kërkuara në llogarinë e tij bankare, shkruan Watson, transmeton Telegrafi. Në vend të parave që kërkonte, 24-vjeçari mori një vendim dënimi nga Prokuroria Publike. Ai u dënua me 90 gjoba ditore, nga 90 franga secila, në total 8,100 franga zvicerane. Përveç kësaj, duhet të paguajë edhe 650 franga shpenzime gjyqësore. Gjoba është e pakushtëzuar, që do të thotë se ai duhet ta vuajë dënimin sipas vendimit dhe nuk përfiton nga pezullimi i tij. Në rast se nuk e paguan gjobën, mund të përballet me 90 ditë burg. Sipas Prokurorisë Publike, burri është i papunë, por shuma e gjobës ditore është caktuar në 90 franga duke marrë parasysh rrethanat e tij personale. Ai kishte edhe një dënim të mëparshëm për shkelje të rregullave të trafikut. Autoritetet kanë vlerësuar se nuk ka bazë për një prognozë të favorshme lidhur me sjelljen e tij të ardhshme, prandaj dënimi nuk është pezulluar./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…