Policia e shtetitTragjedi në Shkozë, 35-vjeçari i vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses - humbin jetën dy të moshuarit
1 min čitanja
Policia e shtetit
Tragjedi në Shkozë, 35-vjeçari i vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses - humbin jetën dy të moshuarit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Janë zbardhur rrethanat e zjarrit të rënë rreth mesnatës në banesat sociale në Shkozë, ku humbën jetën çifti i moshuar.Policia ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij.Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të datës 14 tetor 2026, në rrugën “Ali Shefqeti”, në Shkozë të Tiranës, raporton A2Cnn.Menjëherë pas marrjes së njoftimit për zjarrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje për të hetuar rrethanat e incidentit.Nga hetimet paraprake, ku morën pjesë ekspertë kriminalistë dhe ekspertë të rasteve të zjarrvënieve, dyshohet se 35-vjeçari me inicialet A. I. i ka vënë zjarrin banesës së çiftit I. Z., 65 vjeçe, dhe A. Z., 68 vjeç, të cilët ishin prindërit e bashkëjetueses së tij.Si pasojë e zjarrit, të dy bashkëshortët u dërguan në spital, por nuk arritën t’u mbijetonin plagëve dhe humbën jetën.Autori i dyshuar u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes, falë veprimeve të shpejta të shërbimeve policore.Ndërkohë, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës për të dokumentuar me prova ligjore të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar motivet e mundshme të zjarrvënies.Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.