RusiaIsh-gjenerali ukrainas: Është shkatërruar aftësia e Rusisë për të përparuar
2 min čitanja
Rusia
Ish-gjenerali ukrainas: Është shkatërruar aftësia e Rusisë për të përparuar
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Oleksandr Syrskyi, ish-komandant i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, ka deklaruar në një intervistë për BBC-në se Ukraina ka stabilizuar vijën e frontit dhe ka dobësuar aftësinë e Rusisë për të përparuar.Në intervistën e tij të parë që nga shkarkimi këtë verë, Syrskyi foli për arsyet e ngecjes në front, kritikat ndaj tij dhe mosmarrëveshjen me ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov. Ai hodhi poshtë vlerësimet se kishte një qasje tepër tradicionale për të komanduar forcat ukrainase, të cilat po përdorin gjithnjë e më shumë teknologjinë në luftë. Sipas pretendimeve të tij, humbjet e përgjithshme të Rusisë në luftë janë gjashtë herë më të mëdha se ato të Ukrainës, ndërsa numri i të vrarëve është deri në 11 herë më i lartë. Rusia dhe Ukraina nuk i publikojnë zyrtarisht shifrat e të vrarëve, ndërsa pretendimet për humbjet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.Shërbimet britanike të inteligjencës vlerësojnë se Rusia ka humbur rreth gjysmë milioni ushtarë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit në vitin 2022. Ndërkohë, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në SHBA vlerëson se Ukraina mund të ketë humbur deri në 150 mijë ushtarë deri në qershor të vitit 2026.Syrskyi pretendon se dallimi në humbje, përparimi teknologjik dhe strategjia e sulmeve ndaj pikave të dobëta të vijave ruse shpjegojnë ngecjen aktuale të luftimeve. Zjarr në një fabrikë të përpunimit të metaleve në Rostov të Rusisë Sipas tij, gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, Rusia pushtoi gjithsej vetëm 61 kilometra katrorë territor.“Ky është një tregues se vija e frontit është stabilizuar”, deklaroi ai.Instituti për Studimin e Luftës (ISW) ka vënë në dukje një prirje të ngjashme, duke theksuar se në shtator të vitit 2026, Moska humbi më shumë territor sesa arriti të pushtonte.Syrskyi u emërua komandant i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në vitin 2024, pasi më herët ishte vlerësuar për mbrojtjen e Kievit dhe kundërofensivën në lindje të Kharkivit në vitin 2022.Preside
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.