PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lajme nga zvicraAutobusët në Basel-Landschaft nga ora 21:00 ndalojnë sipas kërkesës, synohet siguria gjatë orëve të mbrëmjës
2 min čitanja
Lajme nga zvicra

Autobusët në Basel-Landschaft nga ora 21:00 ndalojnë sipas kërkesës, synohet siguria gjatë orëve të mbrëmjës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Udhëtarët që përdorin autobusët në kantonin Basel-Landschaft të Zvicrës mund të zbresin tashmë edhe ndërmjet dy stacioneve zyrtare, nëse kërkojnë një ndalesë të tillë. Shërbimi i ri zbatohet nga ora 21:00 dhe synon të rrisë sigurinë e pasagjerëve gjatë kthimit në shtëpi në orët e mbrëmjes, shkruan Watson, trasmeton Telegrafi. Masa është vendosur nga kompania e transportit publik Baselland Transport AG (BLT) dhe ka hyrë në fuqi në fillim të tetorit. Sipas kompanisë, pasagjerët duhet ta njoftojnë shoferin që dëshirojnë të zbresin në një pikë të caktuar ndërmjet stacioneve. Megjithatë, ndalesa nuk është e garantuar, pasi vendimi përfundimtar i takon personelit të autobusit, i cili duhet të vlerësojë kushtet e sigurisë, trafikun dhe dukshmërinë. Brenda zonave të banuara, ndalesa mund të bëhet në rrugët ku kufiri i shpejtësisë është deri në 50 kilometra në orë, nëse kushtet e lejojnë një gjë të tillë. Shërbimi vlen vetëm për zbritjen nga autobusi. Pasagjerët mund të hipin ende vetëm në stacionet zyrtare, ndërsa oraret dhe çmimet e biletave mbeten të pandryshuara. Masa zbatohet edhe në linjat e BLT-së që qarkullojnë në zonën urbane. Sipas kompanisë, qëllimi është t'u mundësohet veçanërisht personave që udhëtojnë vetëm gjatë natës të ecin më pak në këmbë dhe të zgjedhin rrugë më të ndriçuara e më të sigurta drejt destinacionit të tyre./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Udhëtarët që përdorin autobusët në kantonin Basel-Landschaft të Zvicrës mund të zbresin tashmë edhe ndërmjet dy stacioneve zyrtare, nëse kërkojnë një ndalesë të tillë. Shërbimi i ri zbatohet nga ora 21:00 dhe synon të rrisë sigurinë e pasagjerëve gjatë kthimit në shtëpi në orët e mbrëmjes, shkruan Watson, trasmeton Telegrafi. Masa është vendosur nga kompania e transportit publik Baselland Transport AG (BLT) dhe ka hyrë në fuqi në fillim të tetorit. Sipas kompanisë, pasagjerët duhet ta njoftojnë shoferin që dëshirojnë të zbresin në një pikë të caktuar ndërmjet stacioneve. Megjithatë, ndalesa nuk është e garantuar, pasi vendimi përfundimtar i takon personelit të autobusit, i cili duhet të vlerësojë kushtet e sigurisë, trafikun dhe dukshmërinë. Brenda zonave të banuara, ndalesa mund të bëhet në rrugët ku kufiri i shpejtësisë është deri në 50 kilometra në orë, nëse kushtet e lejojnë një gjë të tillë. Shërbimi vlen vetëm për zbritjen nga autobusi. Pasagjerët mund të hipin ende vetëm në stacionet zyrtare, ndërsa oraret dhe çmimet e biletave mbeten të pandryshuara. Masa zbatohet edhe në linjat e BLT-së që qarkullojnë në zonën urbane. Sipas kompanisë, qëllimi është t'u mundësohet veçanërisht personave që udhëtojnë vetëm gjatë natës të ecin më pak në këmbë dhe të zgjedhin rrugë më të ndriçuara e më të sigurta drejt destinacionit të tyre./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…