PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Jose mourinhoMourinho nuk lejon largimin e yllit të Real Madridit: Duhet të luftojnë me mua për ta marrë atë
2 min čitanja
Jose mourinho

Mourinho nuk lejon largimin e yllit të Real Madridit: Duhet të luftojnë me mua për ta marrë atë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Jose Mourinho ia ka mbyllur përfundimisht derën largimit të Endrick nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit. Pavarësisht interesimit nga disa klube, sulmuesi brazilian pritet të qëndrojë te gjiganti spanjoll gjatë këtij sezoni.Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Romës, Mourinho hodhi poshtë zërat për një huazim të mundshëm të 20-vjeçarit te Manchester United, Aston Villa apo te skuadra italiane.Trajneri portugez ishte i prerë kur u pyet nga mediat për interesimin e klubeve të Ligës Premier dhe Serie A për talentin brazilian.“Harrojeni, harrojeni. Harrojini klubet e interesuara. Është më mirë që të ulen dhe të presin, sepse përndryshe do të lodhen”, deklaroi Mourinho për TNT Sports, duke theksuar se Endrick nuk ka nevojë të largohet në huazim dhe se do të ketë sukses në “Santiago Bernabeu”. Mourinho shpjegoi se minutazhi i kufizuar i sulmuesit në fillim të sezonit 2026/27 lidhet me një lëndim të pësuar pas përgatitjeve parasezonale.Për shkak të këtij problemi fizik, Endrick qëndroi jashtë fushave për katër deri në pesë javë, duke vonuar përfshirjen e tij të rregullt në rotacionin e ekipit të parë.🚨 José Mourinho: “The clubs interested in Endrick will have to FIGHT WITH ME to sign him”.“I ADORE Endrick, he has top potential and is very important for us”, told @TNTSportsBR. 🇧🇷 https://t.co/YtYxfcBudM — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 13, 2026Edhe pse braziliani ka pasur një rol dytësor në javët e para të sezonit, drejtuesit dhe stafi teknik i Real Madridit e konsiderojnë atë një pjesë të rëndësishme të projektit ofensiv të skuadrës.“Çdokush që është i interesuar për të do të duhet të luftojë fort me mua”, përfundoi trajneri portugez, duke dërguar një mesazh të qartë për klubet që shpresonin ta transferonin sulmuesin gjatë afatit kalimtar të janarit./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Jose Mourinho ia ka mbyllur përfundimisht derën largimit të Endrick nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit. Pavarësisht interesimit nga disa klube, sulmuesi brazilian pritet të qëndrojë te gjiganti spanjoll gjatë këtij sezoni.Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Romës, Mourinho hodhi poshtë zërat për një huazim të mundshëm të 20-vjeçarit te Manchester United, Aston Villa apo te skuadra italiane.Trajneri portugez ishte i prerë kur u pyet nga mediat për interesimin e klubeve të Ligës Premier dhe Serie A për talentin brazilian.“Harrojeni, harrojeni. Harrojini klubet e interesuara. Është më mirë që të ulen dhe të presin, sepse përndryshe do të lodhen”, deklaroi Mourinho për TNT Sports, duke theksuar se Endrick nuk ka nevojë të largohet në huazim dhe se do të ketë sukses në “Santiago Bernabeu”. Mourinho shpjegoi se minutazhi i kufizuar i sulmuesit në fillim të sezonit 2026/27 lidhet me një lëndim të pësuar pas përgatitjeve parasezonale.Për shkak të këtij problemi fizik, Endrick qëndroi jashtë fushave për katër deri në pesë javë, duke vonuar përfshirjen e tij të rregullt në rotacionin e ekipit të parë.🚨 José Mourinho: “The clubs interested in Endrick will have to FIGHT WITH ME to sign him”.“I ADORE Endrick, he has top potential and is very important for us”, told @TNTSportsBR. 🇧🇷 https://t.co/YtYxfcBudM — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 13, 2026Edhe pse braziliani ka pasur një rol dytësor në javët e para të sezonit, drejtuesit dhe stafi teknik i Real Madridit e konsiderojnë atë një pjesë të rëndësishme të projektit ofensiv të skuadrës.“Çdokush që është i interesuar për të do të duhet të luftojë fort me mua”, përfundoi trajneri portugez, duke dërguar një mesazh të qartë për klubet që shpresonin ta transferonin sulmuesin gjatë afatit kalimtar të janarit./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…