Qeveria e kosovësQeveria ndan 275 mijë euro për renovimin e shtëpive të komuniteteve joshumicë në Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit
1 min čitanja
Qeveria e kosovës
Qeveria ndan 275 mijë euro për renovimin e shtëpive të komuniteteve joshumicë në Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Qeveria e Kosovës ka ndarë 275 mijë euro për renovimin e shtëpive të komuniteteve joshumicë në Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.Kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për barazi ndërmjet të gjitha komuniteteve dhe përmirësimin e kushteve të jetës së qytetarëve. Ndërkaq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi theksoi se janë bërë verifikime në terren pas kërkesave të parashtruara nga ky komunitet dhe është konstatuar se duhen bërë rinovimet në disa shtëpi dhe njësi të banimit.“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka pranuar një numër kërkesash nga pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në Komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit për mbështetje financiare për renovimin e shtëpive dhe njësive të banimit. Bazuar në verifikimet e realizuara në terren është konstatuar se përballen me kushte të papërshtatshme të banimit dhe kanë nevojë për mbështetje financiare për renovimin dhe njësive të banimit me qëllim të sigurimit të kushteve të përshtatshme dhe të qëndrueshme të banimit”, ka thënë ministri Krasniqi. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.