PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ferizaj lokale​Prerja e pishave në Nerodime të Epërme, përfaqësuesi i fshatit kërkon reagimin e institucioneve
1 min čitanja
Ferizaj lokale

​Prerja e pishave në Nerodime të Epërme, përfaqësuesi i fshatit kërkon reagimin e institucioneve

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Përfaqësuesi i fshatit Nerodime e Epërme, Avni Nuhaj, ka reaguar pas prerjes së pishave pranë varrezave të veteranëve dhe ujësjellësit, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë dhe të identifikojnë personat përgjegjës.Në një njoftim drejtuar banorëve të fshatit, Nuhaj ka thënë se prerja e pishave po përsëritet, ndërsa, sipas tij, ende nuk ka përgjigje se kush po e kryen këtë veprim.“Përsëri po priten pishat te varrezat e Veteranëve, pranë ujësjellësit. Pisha të freskëta të prera, ndërsa askush nuk po jep përgjigje se kush po e bën këtë dhe kush është përgjegjës për mbrojtjen e tyre”, ka shkruar Nuhaj. Ai u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të reagojnë për ta ndalur prerjen e pishave dhe për të identifikuar personat që po e bëjnë këtë.“Pishat nuk janë pronë e askujt për t’i shkatërruar sipas dëshirës. Ato janë pasuri e përbashkët dhe përgjegjësi e të gjithëve!”, ka theksuar Nuhaj.Deri në publikimin e këtij reagimi, në materialin e publikuar nga përfaqësuesi i fshatit nuk janë dhënë detaje për personat që dyshohet se i kanë prerë pishat apo për ndonjë veprim të ndërmarrë nga institucionet lidhur me rastin. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Përfaqësuesi i fshatit Nerodime e Epërme, Avni Nuhaj, ka reaguar pas prerjes së pishave pranë varrezave të veteranëve dhe ujësjellësit, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë dhe të identifikojnë personat përgjegjës.Në një njoftim drejtuar banorëve të fshatit, Nuhaj ka thënë se prerja e pishave po përsëritet, ndërsa, sipas tij, ende nuk ka përgjigje se kush po e kryen këtë veprim.“Përsëri po priten pishat te varrezat e Veteranëve, pranë ujësjellësit. Pisha të freskëta të prera, ndërsa askush nuk po jep përgjigje se kush po e bën këtë dhe kush është përgjegjës për mbrojtjen e tyre”, ka shkruar Nuhaj. Ai u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të reagojnë për ta ndalur prerjen e pishave dhe për të identifikuar personat që po e bëjnë këtë.“Pishat nuk janë pronë e askujt për t’i shkatërruar sipas dëshirës. Ato janë pasuri e përbashkët dhe përgjegjësi e të gjithëve!”, ka theksuar Nuhaj.Deri në publikimin e këtij reagimi, në materialin e publikuar nga përfaqësuesi i fshatit nuk janë dhënë detaje për personat që dyshohet se i kanë prerë pishat apo për ndonjë veprim të ndërmarrë nga institucionet lidhur me rastin. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…