PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Man utdHumbja ndaj Atletico Madridit e tërbon yllin e Man Utd – shpërthen me fjalor fyes ndaj gjyqtarëve
2 min čitanja
Man utd

Humbja ndaj Atletico Madridit e tërbon yllin e Man Utd – shpërthen me fjalor fyes ndaj gjyqtarëve

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Sezoni i Manchester Unitedit ka prekur një tjetër pikë të ulët pas humbjes zhgënjyese 2-0 nga Atletico Madridi në kryeqytetin spanjoll, në kuadër të Ligës së Kampionëve.Kjo disfatë ka shkaktuar reagime të ashpra nga disa prej futbollistëve kryesorë të skuadrës, përfshirë një shpërthim me gjuhë fyese në rrjetet sociale nga sulmuesi anësor Amad Diallo. Reagimet e tyre kanë ngritur pikëpyetje për problemet që po e shoqërojnë klubin nga “Old Trafford”.Skuadra e Michael Carrick udhëtoi drejt stadiumit “Metropolitano” me shpresën për ta kthyer sezonin në rrugën e duhur, por pësoi një goditje të menjëhershme. Manchester Unitedi pësoi gol brenda 50 sekondave të para, duke e nisur në mënyrën më të keqe një mbrëmje që do të përfundonte me zhgënjim të madh. Pavarësisht golit të hershëm, mysafirët krijuan disa mundësi për të barazuar rezultatin. Megjithatë, një karton i kuq i diskutueshëm ndaj Leny Yoros ndryshoi rrjedhën e ndeshjes dhe ua vështirësoi edhe më shumë punën anglezëve.Atletico Madridi shfrytëzoi epërsinë numerike dhe e vulosi fitoren 11 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, kur Ademola Lookman shënoi golin e dytë.Vendimet e gjyqtarit shkaktuan zemërim në kampin e Manchester Unitedit. Pas ndeshjes, Amad Diallo reagoi përmes Snapchatit, duke mos i kursyer kritikat ndaj referimit. “Një turp, nuk kam fjalë”, shkroi futbollisti nga Bregu i Fildishtë, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij për vendimet e marra gjatë takimit.Megjithatë, pakënaqësia në radhët e Unitedit nuk u kufizua vetëm te gjyqtarët. Mbrojtësi argjentinas Lisandro Martinez dha një intervistë të ashpër pas ndeshjes, duke drejtuar gishtin nga drejtori i futbollit, Jason Wilcox, për mënyrën se si klubi e menaxhoi merkaton e verës.Reagimet e futbollistëve pas kësaj disfate kanë shtuar presionin mbi Manchester Unitedin, në një periudhë kur skuadra po kërkon rezultate dhe stabilitet për ta shpëtuar sezonin./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Sezoni i Manchester Unitedit ka prekur një tjetër pikë të ulët pas humbjes zhgënjyese 2-0 nga Atletico Madridi në kryeqytetin spanjoll, në kuadër të Ligës së Kampionëve.Kjo disfatë ka shkaktuar reagime të ashpra nga disa prej futbollistëve kryesorë të skuadrës, përfshirë një shpërthim me gjuhë fyese në rrjetet sociale nga sulmuesi anësor Amad Diallo. Reagimet e tyre kanë ngritur pikëpyetje për problemet që po e shoqërojnë klubin nga “Old Trafford”.Skuadra e Michael Carrick udhëtoi drejt stadiumit “Metropolitano” me shpresën për ta kthyer sezonin në rrugën e duhur, por pësoi një goditje të menjëhershme. Manchester Unitedi pësoi gol brenda 50 sekondave të para, duke e nisur në mënyrën më të keqe një mbrëmje që do të përfundonte me zhgënjim të madh. Pavarësisht golit të hershëm, mysafirët krijuan disa mundësi për të barazuar rezultatin. Megjithatë, një karton i kuq i diskutueshëm ndaj Leny Yoros ndryshoi rrjedhën e ndeshjes dhe ua vështirësoi edhe më shumë punën anglezëve.Atletico Madridi shfrytëzoi epërsinë numerike dhe e vulosi fitoren 11 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, kur Ademola Lookman shënoi golin e dytë.Vendimet e gjyqtarit shkaktuan zemërim në kampin e Manchester Unitedit. Pas ndeshjes, Amad Diallo reagoi përmes Snapchatit, duke mos i kursyer kritikat ndaj referimit. “Një turp, nuk kam fjalë”, shkroi futbollisti nga Bregu i Fildishtë, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij për vendimet e marra gjatë takimit.Megjithatë, pakënaqësia në radhët e Unitedit nuk u kufizua vetëm te gjyqtarët. Mbrojtësi argjentinas Lisandro Martinez dha një intervistë të ashpër pas ndeshjes, duke drejtuar gishtin nga drejtori i futbollit, Jason Wilcox, për mënyrën se si klubi e menaxhoi merkaton e verës.Reagimet e futbollistëve pas kësaj disfate kanë shtuar presionin mbi Manchester Unitedin, në një periudhë kur skuadra po kërkon rezultate dhe stabilitet për ta shpëtuar sezonin./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…