PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ShbaSi do të qeverisin demokratët në 100 ditët e para, nëse fitojnë zgjedhjet e nëntorit?
2 min čitanja
Shba

Si do të qeverisin demokratët në 100 ditët e para, nëse fitojnë zgjedhjet e nëntorit?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara kanë nisur përgatitjet për një plan veprimi për 100 ditët e para të qeverisjes, në rast se fitojnë shumicën në zgjedhjet e mesmandatit.Plani përfshin masa për uljen e kostos së jetesës, rikthimin e lehtësimeve tatimore për kujdesin shëndetësor, anulimin e shkurtimeve republikane në programin Medicaid, kundërshtimin e luftës me Iranin dhe heqjen e tarifave doganore të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump.Demokratët synojnë që zbatimin e agjendës ta nisin menjëherë pas konstituimit të Kongresit të ri, në janar, duke i dhënë përparësi premtimeve të tyre kryesore elektorale.Lideri demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, i cili mund të marrë drejtimin e kësaj dhome nëse partia e tij fiton shumicën, deklaroi se demokratët janë të bashkuar rreth çështjes së kostos së jetesës.“Lufta për një Amerikë ku kostoja e jetesës është e përballueshme është ajo që i bashkon demokratët në të gjithë vendin”, tha Jeffries, shkruan ap.Ai theksoi se shumë amerikanë që punojnë dhe respektojnë rregullat po përballen me vështirësi për të përballuar shpenzimet e përditshme.Kostoja e jetesës dhe inflacioni janë ndër çështjet kryesore në fushatën për zgjedhjet e mesmandatit, në të cilat demokratët synojnë të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.Përgatitja e planit do të jetë gjithashtu një provë për aftësinë e demokratëve për të ruajtur unitetin brenda partisë dhe për të bashkëpunuar në zbatimin e agjendës së tyre.Demokratët nuk e kanë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve që nga viti 2023. Nëse fitojnë shumicën, Jeffries pritet të marrë drejtimin e saj, duke zëvendësuar udhëheqjen republikane të Mike Johnsonit.Megjithatë, zbatimi i planit do të varet nga rezultatet e zgjedhjeve dhe raporti i forcave në Kongres, si dhe nga mundësia për të siguruar mbështetjen e nevojshme për nismat e propozuara. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara kanë nisur përgatitjet për një plan veprimi për 100 ditët e para të qeverisjes, në rast se fitojnë shumicën në zgjedhjet e mesmandatit.Plani përfshin masa për uljen e kostos së jetesës, rikthimin e lehtësimeve tatimore për kujdesin shëndetësor, anulimin e shkurtimeve republikane në programin Medicaid, kundërshtimin e luftës me Iranin dhe heqjen e tarifave doganore të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump.Demokratët synojnë që zbatimin e agjendës ta nisin menjëherë pas konstituimit të Kongresit të ri, në janar, duke i dhënë përparësi premtimeve të tyre kryesore elektorale.Lideri demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, i cili mund të marrë drejtimin e kësaj dhome nëse partia e tij fiton shumicën, deklaroi se demokratët janë të bashkuar rreth çështjes së kostos së jetesës.“Lufta për një Amerikë ku kostoja e jetesës është e përballueshme është ajo që i bashkon demokratët në të gjithë vendin”, tha Jeffries, shkruan ap.Ai theksoi se shumë amerikanë që punojnë dhe respektojnë rregullat po përballen me vështirësi për të përballuar shpenzimet e përditshme.Kostoja e jetesës dhe inflacioni janë ndër çështjet kryesore në fushatën për zgjedhjet e mesmandatit, në të cilat demokratët synojnë të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.Përgatitja e planit do të jetë gjithashtu një provë për aftësinë e demokratëve për të ruajtur unitetin brenda partisë dhe për të bashkëpunuar në zbatimin e agjendës së tyre.Demokratët nuk e kanë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve që nga viti 2023. Nëse fitojnë shumicën, Jeffries pritet të marrë drejtimin e saj, duke zëvendësuar udhëheqjen republikane të Mike Johnsonit.Megjithatë, zbatimi i planit do të varet nga rezultatet e zgjedhjeve dhe raporti i forcave në Kongres, si dhe nga mundësia për të siguruar mbështetjen e nevojshme për nismat e propozuara. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…