FmnGuvernatori Ismaili takohet me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, diskutojnë për stabilitetin financiar, reformat strategjike dhe bashkëpunimin institucional
2 min čitanja
Fmn
Guvernatori Ismaili takohet me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, diskutojnë për stabilitetin financiar, reformat strategjike dhe bashkëpunimin institucional
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga anëtarët e delegacionit të BQK-së, zhvilloi takim bilateral të nivelit të lartë me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bo Li, dhe ekipin e tij, në kuadër të Takimeve Vjetore 2026 të FMN-së dhe Grupit të Bankës Botërore.Takimi u fokusua në zhvillimet financiare në Kosovë, qëndrueshmërinë e sistemit financiar, progresin në zbatimin e reformave strategjike dhe prioritetet për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet BQK-së dhe FMN-së.Guvernatori Ismaili theksoi stabilitetin e vazhdueshëm dhe performancën e mirë të sektorit financiar të Kosovës, duke nënvizuar se sektori bankar mbetet mirë i kapitalizuar, likuid dhe i qëndrueshëm, ndërsa sistemi financiar në tërësi vazhdon të dëshmojë stabilitet.Ai theksoi qasjen e BQK-së që vendos stabilitetin financiar në qendër të prioriteteve, të mbështetur në forcimin e mbikëqyrjes së bazuar në rrezik, avancimin e kornizës makroprudenciale, përmirësimin e monitorimit të rreziqeve sistemike dhe përafrimin e vazhdueshëm të kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.Guvernatori i BQK-së prezantoi progresin e konsiderueshëm në zbatimin e Planit Strategjik të BQK-së 2024-2028 dhe rekomandimeve që burojnë nga vlerësimet dhe misionet e asistencës teknike të FMN-së. Theks i veçantë iu kushtua avancimit të mbikëqyrjes së bazuar në rrezik në të gjithë sektorin financiar, forcimit të kornizave për stabilitetin financiar dhe menaxhimin e krizave, përmirësimit të qeverisjes dhe qëndrueshmërisë institucionale, si dhe zhvillimit të kapaciteteve analitike, të parashikimit makroekonomik dhe mbikëqyrëse të BQK-së.Ai më tej theksoi rëndësinë e ruajtjes së dinamikës së reformave dhe gatishmërisë institucionale për t’iu përgjigjur sfidave në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më kompleks dhe të pasigurt.Në emër të BQK-së, ai shprehu mirënjohjen për partneritetin afatgjatë me FMN-në dhe rol
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.