RaphinhaYlli i Barcelonës pritet të rikthehet ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve
1 min čitanja
Raphinha
Ylli i Barcelonës pritet të rikthehet ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kapiteni i Barcelonës, Raphinha, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve, nëse rikuperimi i tij vazhdon sipas planit, raporton gazeta spanjolle Diario AS.Sulmuesi brazilian 29-vjeçar ka munguar në dy ndeshjet e fundit të katalunasve, ndaj Getafes dhe Galatasarayt, për shkak të shqetësimeve në kofshë, të cilat i kishte ndier gjatë pushimit ndërkombëtar me përfaqësuesen e Brazilit. Raphinha pritet të mos jetë në dispozicion as për përballjen e së shtunës në La Liga kundër Real Betisit, pasi stafi teknik synon që ai të rikuperohet plotësisht për sfidën e së martës, më 20 tetor, ndaj kampionëve në fuqi të Evropës, PSG-së.Barcelona nuk e ka ndier shumë mungesën e brazilianit në ndeshjet e fundit, falë alternativave të shumta në repartin ofensiv. Kjo u dëshmua edhe në fitoren bindëse 4-1 ndaj Galatasarayt, ku skuadra e Hansi Flickut tregoi edhe një herë potencialin e madh sulmues. Megjithatë, rikthimi i Raphinhas do të ishte një përforcim i rëndësishëm për Barcelonën, duke pasur parasysh rolin e tij në skuadër dhe rëndësinë e përballjes me PSG-në në garën më prestigjioze evropiane për klube. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.