Lajme nga zvicraA duhet të punojnë gratë në menopauzë? Zvicra po kërkon që grave t'u mundësohet edhe puna nga shtëpia
2 min čitanja
Lajme nga zvicra
A duhet të punojnë gratë në menopauzë? Zvicra po kërkon që grave t'u mundësohet edhe puna nga shtëpia
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Simptomat e menopauzës po ndikojnë në jetën profesionale të mijëra grave në Zvicër, duke i detyruar disa prej tyre të reduktojnë orarin e punës, të ndryshojnë vendin e punës apo edhe të dalin para kohe në pension. Ekspertët kërkojnë më shumë mbështetje nga punëdhënësit, përfshirë orare fleksibile dhe një kulturë më të hapur në vendin e punës. Sipas një raportimi të transmetuesit publik zviceran SRF dhe Aargauer Zeitung rreth dy të tretat e grave të moshës 45 deri në 55 vjeç përjetojnë shqetësime që lidhen me menopauzën, transmeton Telefgrafi. Simptomat përfshijnë afshe të nxehta, çrregullime të gjumit, ankth, ndryshime të humorit dhe vështirësi në përqendrim. Pasojat reflektohen drejtpërdrejt edhe në karrierë. Sipas të dhënave të raportuara nga SRF, 21% e grave e reduktojnë ngarkesën e punës për shkak të këtyre shqetësimeve, 16 për qind ndërrojnë vendin e punës, ndërsa 6% dalin para kohe në pension. Pavarësisht vështirësive, një anketë e shoqatës së personelit Swissstaffing tregon se gratë e kësaj grupmoshe janë ndër punonjëset më besnike, të motivuara dhe të gatshme për të kontribuar në vendin e punës. Ariane M. Baer nga Swissstaffing thekson se punëdhënësit duhet të investojnë te këto gra, duke marrë parasysh përvojën dhe rëndësinë e tyre në tregun e punës. Aktualisht, rreth 615 mijë gra të punësuara në Zvicër janë të moshës 45 deri në 55 vjeç dhe mund të preken nga simptomat e menopauzës. Sipas ekspertëve, një nga masat më të rëndësishme është mundësia për të pasur orare fleksibile dhe modele më të përshtatshme të punës. Në këtë fazë të jetës, shumë gra vazhdojnë të kujdesen për fëmijët, ndërsa njëkohësisht ndihmojnë edhe prindërit e tyre të moshuar. Kur kësaj ngarkese i shtohen simptomat e menopauzës, kombinimi i përgjegjësive familjare me punën bëhet edhe më i vështirë. Për këtë arsye, puna nga shtëpia, fillimi më i vonshëm i orarit dhe mundësia për të përshtatur detyrat profesionale mund të ndihmojnë në ruajtjen e tyre në tregun e punës. Petra Stute, profesore
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.