Kiran sidhuNuk kam fëmijë, atëherë kujt do t’ia lë sendet e mia të çmuara kur të vdes?
2 min čitanja
Kiran sidhu
Nuk kam fëmijë, atëherë kujt do t’ia lë sendet e mia të çmuara kur të vdes?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Vazoja e pazakontë, shandani në formë bufi, unaza e nënës sime - këto sende mbajnë një pjesë timen dhe bartin me vete një problem ekzistencial.Nga: Kiran Sidhu / The Guardian Përkthimi: Telegrafi.comNjë mik i imi kohët e fundit diskutoi me mua testamentin e tij. Ai foli për rëndësinë e kujdesit financiar të vajzës së tij pasi ai të mos jetë më. Si një grua pa fëmijë, i thashë me bindje se paratë e mia do t’u shkojnë organizatave që kanë pasur domethënie për mua: Mbështetja Mekmillan për Kancerin [Macmillan Cancer Support] dhe organizatave bamirëse për kafshët. Më habit se si njerëzit mendojnë se mungesa e fëmijëve është problem kur bëhet fjalë për paratë e trashëgimisë; për mua ka qenë gjithmonë e qartë se paratë e mia do t’ua jepja kauzave që më prekin në zemër. Por, pastaj miku im bëri një pyetje disi të papritur. Më pyeti se kush do ta marrë unazën e nënës sime të ndjerë.Kjo më shtyri të mendoj: ku shkojnë sendet e çmuara të jetës sonë kur ne nuk jemi më këtu? Sa herë që jam larg shtëpisë, mezi pres të ribashkohem me këto gjëra: vazon e pazakontë që qëndron në dritaren e dhomës sime të punës dhe shandanin në formë bufi - një dhuratë ditëlindjeje nga miku im poçar. Këto sende mbajnë pjesë të miat - çfarë do të bëhet me to? Nëse ke fëmijë, përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje nuk të paraqitet si enigmë; si një yjësi, përgjigjja është në një përputhje të përsosur. Nëse nuk ke fëmijë, pyetja mund të të çojë në një ankth ekzistencial.Ky problem ka shkaktuar njëkohësisht shqetësim dhe magjepsje mes miqve të mi pa fëmijë. Është një temë bisede që është diçka si një vrimë e zezë.Jam kumbare e një vajze 12-vjeçare - nëse do t’ia lija asaj unazën e nënës sime (ajo ishte njëvjeçare kur nëna ime vdiq dhe prandaj nuk e mban mend), a mund t’i besoj se do ta çmojë? Po të ishte vajza ime, a do të ishte ndryshe, a do ta ndieja ende këtë ankth? Miqtë e mi dhe unë jemi përballur me këtë pyetje.Kam parë mjaft episode të Karvanit të antikiteteve [Antiques Roadshow] për të ditur se bota ësh
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.