PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
TurqiaPolicia turke bastis televizionin e pavarur, ndërpritet transmetimi i drejtpërdrejtë
1 min čitanja
Turqia

Policia turke bastis televizionin e pavarur, ndërpritet transmetimi i drejtpërdrejtë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një operacion policor është zhvilluar sot në selinë e televizionit Halk TV në Stamboll, ku autoritetet kanë marrë nën kontroll administrimin e mediumit pranë opozitës turke dhe kanë ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë të programit.“Policia ndodhet brenda ndërtesës së Halk TV. Është emëruar një komisioner për të marrë përsipër administrimin e televizionit. Transmetimet e drejtpërdrejta janë ndërprerë”, njoftoi televizioni përmes një deklarate të publikuar në platformën X.Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë punonjësit e Halk TV-së të mbledhur jashtë ndërtesës, ndërsa policia ua pamundëson hyrjen në ambientet e televizionit. Në një tjetër video shihet momenti kur programi ndërpritet papritur. Sipas mediave turke, policia hyri në ndërtesë rreth orës 05:30 të mëngjesit dhe kreu kontrolle, ndërsa rruga përpara selisë së televizionit u bllokua.Drejtori i përgjithshëm i lajmeve në Halk TV, Suat Toktas, u përpoq të siguronte vazhdimin e transmetimit duke kontaktuar personin e emëruar për të administruar televizionin, por përpjekja e tij dështoi.Ngjarja shkaktoi reagime në Turqi, ku përfaqësues të opozitës e dënuan ndërhyrjen, duke e cilësuar atë si goditje ndaj lirisë së shtypit. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një operacion policor është zhvilluar sot në selinë e televizionit Halk TV në Stamboll, ku autoritetet kanë marrë nën kontroll administrimin e mediumit pranë opozitës turke dhe kanë ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë të programit.“Policia ndodhet brenda ndërtesës së Halk TV. Është emëruar një komisioner për të marrë përsipër administrimin e televizionit. Transmetimet e drejtpërdrejta janë ndërprerë”, njoftoi televizioni përmes një deklarate të publikuar në platformën X.Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë punonjësit e Halk TV-së të mbledhur jashtë ndërtesës, ndërsa policia ua pamundëson hyrjen në ambientet e televizionit. Në një tjetër video shihet momenti kur programi ndërpritet papritur. Sipas mediave turke, policia hyri në ndërtesë rreth orës 05:30 të mëngjesit dhe kreu kontrolle, ndërsa rruga përpara selisë së televizionit u bllokua.Drejtori i përgjithshëm i lajmeve në Halk TV, Suat Toktas, u përpoq të siguronte vazhdimin e transmetimit duke kontaktuar personin e emëruar për të administruar televizionin, por përpjekja e tij dështoi.Ngjarja shkaktoi reagime në Turqi, ku përfaqësues të opozitës e dënuan ndërhyrjen, duke e cilësuar atë si goditje ndaj lirisë së shtypit. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…