PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ditmir bushatiNjë BE e zgjeruar: Çfarë është e mundshme?
2 min čitanja
Ditmir bushati

Një BE e zgjeruar: Çfarë është e mundshme?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

BE-ja po përgatitet për zgjerim. Këtë e dëshmon dokumenti i paraqitur nga Komisioni Evropian për rishikimin e politikave të zgjerimit, i cili do të diskustohet nga udhëheqësit e vendeve anëtarë të BE-së me 15-16 tetor. Tani nuk shtrohet më pyetja nëse BE-ja do të zgjerohet, por se si do të ndodhë ky zgjerim. E nxitur kryesisht nga mjedisi i sigurisë me të cilën përballej kontinenti si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, në vitin 2023 i bëri thirrje BE-së që të përfshihej në një proces përgatitor që do t’i paraprinte zgjerimit. Në të njëjtin vit, shtetet anëtare, përmes Deklaratës së Granadës, përcaktuan përgjegjësi për vendet e përfshira në procesin e zgjerimit dhe për veten e tyre. Paraqitja e këtij dokumenti nga ana e Komisionit Evropian u shty disa herë, për shkak të ndjeshmërive politike në kryeqytetet e vendeve të BE-së. Megjithatë, dokumenti në vetvete përbën një zhvillim pozitiv, pasi zgjerimi dhe reformimi e mënyra e funksionimit të BE-së janë dy anë të të njëjtës monedhë. Rishikimi i politikës së zgjerimit bazohet mbi katër shtylla që kanë të bëjnë me: vlerat, politikat, buxhetin dhe qeverisjen e BE-së. Ky dokument vjen pas lëshimit të paprecedentë gjatë këtij viti të shumë dokumenteve nga shtetet anëtare që kërkojnë gjetjen e një balance të drejtë mes zgjerimit dhe mënyrës së funksionimit të BE-së. Ndaj, Komisioni Evropian synon të adresojë frikën e disa kryeqyteteve të BE-së për pranimin e vendeve më të varfra, më të dobëta, me konflikte të papërfunduara; nevojën për të shmangur praktikat e së kaluarës të lidhura me rrëshqitjen mbrapa në fushën e sundimit e së drejtës; linjëzimin gjeopolitik në një botë gjithnjë e më të fragmentuar; rezistencën ndaj ndryshimit të balancave dhe humbjen e pozitave përfituese. Zgjerimi mund të zhvendosë ekuilibrin e pushtetit drejt Lindjes. Në mënyrë hipotetike boshti polako-ukrainas do të përfaqësonte rreth 16 përqind të popullsisë së BE-së, një aleancë e rëndësishme për vot

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

BE-ja po përgatitet për zgjerim. Këtë e dëshmon dokumenti i paraqitur nga Komisioni Evropian për rishikimin e politikave të zgjerimit, i cili do të diskustohet nga udhëheqësit e vendeve anëtarë të BE-së me 15-16 tetor. Tani nuk shtrohet më pyetja nëse BE-ja do të zgjerohet, por se si do të ndodhë ky zgjerim. E nxitur kryesisht nga mjedisi i sigurisë me të cilën përballej kontinenti si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, në vitin 2023 i bëri thirrje BE-së që të përfshihej në një proces përgatitor që do t’i paraprinte zgjerimit. Në të njëjtin vit, shtetet anëtare, përmes Deklaratës së Granadës, përcaktuan përgjegjësi për vendet e përfshira në procesin e zgjerimit dhe për veten e tyre. Paraqitja e këtij dokumenti nga ana e Komisionit Evropian u shty disa herë, për shkak të ndjeshmërive politike në kryeqytetet e vendeve të BE-së. Megjithatë, dokumenti në vetvete përbën një zhvillim pozitiv, pasi zgjerimi dhe reformimi e mënyra e funksionimit të BE-së janë dy anë të të njëjtës monedhë. Rishikimi i politikës së zgjerimit bazohet mbi katër shtylla që kanë të bëjnë me: vlerat, politikat, buxhetin dhe qeverisjen e BE-së. Ky dokument vjen pas lëshimit të paprecedentë gjatë këtij viti të shumë dokumenteve nga shtetet anëtare që kërkojnë gjetjen e një balance të drejtë mes zgjerimit dhe mënyrës së funksionimit të BE-së. Ndaj, Komisioni Evropian synon të adresojë frikën e disa kryeqyteteve të BE-së për pranimin e vendeve më të varfra, më të dobëta, me konflikte të papërfunduara; nevojën për të shmangur praktikat e së kaluarës të lidhura me rrëshqitjen mbrapa në fushën e sundimit e së drejtës; linjëzimin gjeopolitik në një botë gjithnjë e më të fragmentuar; rezistencën ndaj ndryshimit të balancave dhe humbjen e pozitave përfituese. Zgjerimi mund të zhvendosë ekuilibrin e pushtetit drejt Lindjes. Në mënyrë hipotetike boshti polako-ukrainas do të përfaqësonte rreth 16 përqind të popullsisë së BE-së, një aleancë e rëndësishme për vot

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…