PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lajme nga zvicraThatësira në Zvicër nxjerr jashtë funksionit dhjetëra hidrocentrale, rriten çmimet e energjisë elektrike
2 min čitanja
Lajme nga zvicra

Thatësira në Zvicër nxjerr jashtë funksionit dhjetëra hidrocentrale, rriten çmimet e energjisë elektrike

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mungesa e ujit në lumenjtë e Zvicrës ka shkaktuar rënie të ndjeshme të prodhimit të energjisë elektrike, duke detyruar dhjetëra hidrocentrale të ndalojnë punën. E kjo situatë po ndikon edhe në çmimet e energjisë, të cilat kanë shënuar rritje në tregun zviceran. Sipas raportimit të mediumit zviceran Blick, nivelet e lumenjve dhe liqeneve kanë rënë në nivele jashtëzakonisht të ulëta për shkak të thatësirës së zgjatur. Si pasojë, shumë centrale që prodhojnë energji nga rrjedha e lumenjve kanë ulur kapacitetin ose janë detyruar të ndërpresin plotësisht prodhimin. Në Zvicër ekzistojnë rreth 1.400 hidrocentrale të vogla, shumica të vendosura përgjatë lumenjve dhe përrenjve, shkruan Blick, transmeton Telegrafi. Në këtë periudhë të vitit, hidrocentralet e tipit lumor zakonisht sigurojnë rreth 10 deri në 15 për qind të përzierjes së energjisë elektrike të prodhuar në vend. Aktualisht, kontributi i tyre ka rënë në një pjesë të vogël të nivelit të zakonshëm. Pasojat e mungesës së ujit janë vërejtur në disa rajone të vendit. Hidrocentrali i Höngg-ut, në lumin Limmat, është detyruar të ndalojë prodhimin, ndërsa tri centralet lumore të ndërmarrjes elektrike të Cyrihut po prodhojnë vetëm gjysmën e sasisë së mëparshme të energjisë. Edhe në hidrocentralet përgjatë lumenjve Rajn dhe Aare është regjistruar rënie e konsiderueshme e prodhimit. Sipas kompanisë energjetike Alpiq, prodhimi në centralet e saj përgjatë Aare-s është rreth 70 për qind më i ulët se niveli i zakonshëm. Ndërkohë, centrali i Rheinau-s në shtator prodhoi vetëm 43 për qind të mesatares së dhjetë viteve të fundit. Edhe reshjet e fundit nuk kanë sjellë përmirësim të qëndrueshëm. Përgjegjësi i kompanisë Thurkraftëerk AG, Kaspar Böhi, ka paralajmëruar se, nëse nuk ka reshje të reja, centralet përgjatë lumit Thur mund të detyrohen sërish të ndalojnë prodhimin. Rënia e prodhimit vendas po i detyron disa furnizues të blejnë më shumë energji elektrike në tregjet e jashtme, veçanërisht kompanitë më të vogla, të cilat varen m

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mungesa e ujit në lumenjtë e Zvicrës ka shkaktuar rënie të ndjeshme të prodhimit të energjisë elektrike, duke detyruar dhjetëra hidrocentrale të ndalojnë punën. E kjo situatë po ndikon edhe në çmimet e energjisë, të cilat kanë shënuar rritje në tregun zviceran. Sipas raportimit të mediumit zviceran Blick, nivelet e lumenjve dhe liqeneve kanë rënë në nivele jashtëzakonisht të ulëta për shkak të thatësirës së zgjatur. Si pasojë, shumë centrale që prodhojnë energji nga rrjedha e lumenjve kanë ulur kapacitetin ose janë detyruar të ndërpresin plotësisht prodhimin. Në Zvicër ekzistojnë rreth 1.400 hidrocentrale të vogla, shumica të vendosura përgjatë lumenjve dhe përrenjve, shkruan Blick, transmeton Telegrafi. Në këtë periudhë të vitit, hidrocentralet e tipit lumor zakonisht sigurojnë rreth 10 deri në 15 për qind të përzierjes së energjisë elektrike të prodhuar në vend. Aktualisht, kontributi i tyre ka rënë në një pjesë të vogël të nivelit të zakonshëm. Pasojat e mungesës së ujit janë vërejtur në disa rajone të vendit. Hidrocentrali i Höngg-ut, në lumin Limmat, është detyruar të ndalojë prodhimin, ndërsa tri centralet lumore të ndërmarrjes elektrike të Cyrihut po prodhojnë vetëm gjysmën e sasisë së mëparshme të energjisë. Edhe në hidrocentralet përgjatë lumenjve Rajn dhe Aare është regjistruar rënie e konsiderueshme e prodhimit. Sipas kompanisë energjetike Alpiq, prodhimi në centralet e saj përgjatë Aare-s është rreth 70 për qind më i ulët se niveli i zakonshëm. Ndërkohë, centrali i Rheinau-s në shtator prodhoi vetëm 43 për qind të mesatares së dhjetë viteve të fundit. Edhe reshjet e fundit nuk kanë sjellë përmirësim të qëndrueshëm. Përgjegjësi i kompanisë Thurkraftëerk AG, Kaspar Böhi, ka paralajmëruar se, nëse nuk ka reshje të reja, centralet përgjatë lumit Thur mund të detyrohen sërish të ndalojnë prodhimin. Rënia e prodhimit vendas po i detyron disa furnizues të blejnë më shumë energji elektrike në tregjet e jashtme, veçanërisht kompanitë më të vogla, të cilat varen m

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…