PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
IraniStudentja 23-vjeçare iraniane dënohet me vdekje për një postim në rrjetet sociale
2 min čitanja
Irani

Studentja 23-vjeçare iraniane dënohet me vdekje për një postim në rrjetet sociale

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një studente 23-vjeçare në Iran është dënuar me vdekje për një postim në rrjetet sociale, të cilin autoritetet e kanë cilësuar si fyerje ndaj profetit Muhamed.Najmeh Amini ndodhet në burg në qytetin Mashhad. Sipas raportimeve të mediave, vendimi nuk është ende i formës së prerë dhe mund të apelohet në Gjykatën Supreme.Përveç dënimit me vdekje, e reja është dënuar edhe me 12 vjet, gjashtë muaj e një ditë burgim, nën akuzat për veprimtari kundër sigurisë kombëtare dhe propagandë kundër regjimit.Amini u arrestua gjatë protestave të janarit. Muajin e kaluar, ajo u dërgoi një mesazh nga burgu organizatave ndërkombëtare, duke kërkuar ndihmë për rastin e saj, shkruan theguardian.“Nuk dua ta paraqes veten si heroinë. Dua vetëm një gjë: bëhuni zëri im”, deklaroi ajo, duke iu drejtuar Kombeve të Bashkuara, avokatëve dhe organizatave për të drejtat e njeriut. Sipas gazetës iraniane Khorasan, studentja u deklaroi autoriteteve gjyqësore se e kishte shkruar postimin pasi kishte konsumuar kërpudha halucinogjene me miqtë e saj.Avokati i saj argumentoi se bëhej fjalë për një lapsus, por gjykatësi nuk e pranoi këtë mbrojtje. Sipas raportimit, ai vuri në pikëpyetje arsyetimin e saj, duke e pyetur pse nuk kishte fyer persona të tjerë nëse vërtet kishte qenë nën ndikimin e substancave.Legjislacioni iranian parashikon dënimin me vdekje për fyerjen e profetit Muhamed, megjithëse ekzekutimet për këtë vepër janë të rralla. Rastet e fundit të njohura të ekzekutimeve për blasfemi në Iran u raportuan në vitin 2023, kur dy burra u ekzekutuan pas dënimeve për veprimtarinë e tyre në internet.Ndërkohë, organizatat për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësime për përdorimin e dënimit me vdekje në Iran. Sipas organizatës Iran Human Rights, gjatë këtij viti janë ekzekutuar më shumë se 600 persona. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një studente 23-vjeçare në Iran është dënuar me vdekje për një postim në rrjetet sociale, të cilin autoritetet e kanë cilësuar si fyerje ndaj profetit Muhamed.Najmeh Amini ndodhet në burg në qytetin Mashhad. Sipas raportimeve të mediave, vendimi nuk është ende i formës së prerë dhe mund të apelohet në Gjykatën Supreme.Përveç dënimit me vdekje, e reja është dënuar edhe me 12 vjet, gjashtë muaj e një ditë burgim, nën akuzat për veprimtari kundër sigurisë kombëtare dhe propagandë kundër regjimit.Amini u arrestua gjatë protestave të janarit. Muajin e kaluar, ajo u dërgoi një mesazh nga burgu organizatave ndërkombëtare, duke kërkuar ndihmë për rastin e saj, shkruan theguardian.“Nuk dua ta paraqes veten si heroinë. Dua vetëm një gjë: bëhuni zëri im”, deklaroi ajo, duke iu drejtuar Kombeve të Bashkuara, avokatëve dhe organizatave për të drejtat e njeriut. Sipas gazetës iraniane Khorasan, studentja u deklaroi autoriteteve gjyqësore se e kishte shkruar postimin pasi kishte konsumuar kërpudha halucinogjene me miqtë e saj.Avokati i saj argumentoi se bëhej fjalë për një lapsus, por gjykatësi nuk e pranoi këtë mbrojtje. Sipas raportimit, ai vuri në pikëpyetje arsyetimin e saj, duke e pyetur pse nuk kishte fyer persona të tjerë nëse vërtet kishte qenë nën ndikimin e substancave.Legjislacioni iranian parashikon dënimin me vdekje për fyerjen e profetit Muhamed, megjithëse ekzekutimet për këtë vepër janë të rralla. Rastet e fundit të njohura të ekzekutimeve për blasfemi në Iran u raportuan në vitin 2023, kur dy burra u ekzekutuan pas dënimeve për veprimtarinë e tyre në internet.Ndërkohë, organizatat për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësime për përdorimin e dënimit me vdekje në Iran. Sipas organizatës Iran Human Rights, gjatë këtij viti janë ekzekutuar më shumë se 600 persona. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…