PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lajme nga zvicraPolicia në Zvicër kap mallra të vjedhura me vlerë të 10 mijë frangave, arrestohen tre rumunë
2 min čitanja
Lajme nga zvicra

Policia në Zvicër kap mallra të vjedhura me vlerë të 10 mijë frangave, arrestohen tre rumunë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Policia kantonale e Graubündenit ka ndaluar tre shtetas rumunë, pasi në një furgon shpërndarjeje u gjetën makina ndërtimi dhe biçikleta elektrike, të dyshuara si të vjedhura. Vlera e mallrave arrin në disa dhjetëra mijëra franga zvicerane. Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje, pak para orës 23:00, në rrugën kryesore në Cinuos-chel, në kantonin e Graubündenit. Furgoni kishte tërhequr vëmendjen e patrullës policore për shkak të sjelljes së dyshimtë të personave që ndodheshin në të. Gjatë kontrollit, policia zbuloi në hapësirën e ngarkesës një numër të madh makinerish ndërtimi. Për një kontroll më të hollësishëm, automjeti dhe tre personat u dërguan në stacionin policor të Engadinës së Epërme-Bergell, në Samedan, shkruan Blick, transmeton Telegrafi. Hetimet zbuluan se mallrat e gjetura në furgon dyshohet se ishin vjedhur në katër raste të ndara në rajonin e Engadinës së Epërme. Policia sekuestroi disa dhjetëra makineri ndërtimi me vlerë të lartë, si dhe dy biçikleta elektrike. Mallrat tashmë u janë kthyer gjashtë personave të dëmtuar nga vjedhjet. Me urdhër të Prokurorisë Publike të Graubündenit, tre shtetasit rumunë, të moshës 32, 38 dhe 46 vjeç, u arrestuan përkohësisht. Pas pagesës së një depozite dhe marrjes së një urdhri dëbimi nga Zyra e Migracionit dhe e së Drejtës Civile e Graubündenit, ata u liruan nga paraburgimi. Sipas autoriteteve, disa prej të dyshuarve kanë pranuar përfshirjen në veprat e dyshuara. Hetimet lidhur me rastin janë zhvilluar nga autoritetet kompetente të kantonit të Graubündenit./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Policia kantonale e Graubündenit ka ndaluar tre shtetas rumunë, pasi në një furgon shpërndarjeje u gjetën makina ndërtimi dhe biçikleta elektrike, të dyshuara si të vjedhura. Vlera e mallrave arrin në disa dhjetëra mijëra franga zvicerane. Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje, pak para orës 23:00, në rrugën kryesore në Cinuos-chel, në kantonin e Graubündenit. Furgoni kishte tërhequr vëmendjen e patrullës policore për shkak të sjelljes së dyshimtë të personave që ndodheshin në të. Gjatë kontrollit, policia zbuloi në hapësirën e ngarkesës një numër të madh makinerish ndërtimi. Për një kontroll më të hollësishëm, automjeti dhe tre personat u dërguan në stacionin policor të Engadinës së Epërme-Bergell, në Samedan, shkruan Blick, transmeton Telegrafi. Hetimet zbuluan se mallrat e gjetura në furgon dyshohet se ishin vjedhur në katër raste të ndara në rajonin e Engadinës së Epërme. Policia sekuestroi disa dhjetëra makineri ndërtimi me vlerë të lartë, si dhe dy biçikleta elektrike. Mallrat tashmë u janë kthyer gjashtë personave të dëmtuar nga vjedhjet. Me urdhër të Prokurorisë Publike të Graubündenit, tre shtetasit rumunë, të moshës 32, 38 dhe 46 vjeç, u arrestuan përkohësisht. Pas pagesës së një depozite dhe marrjes së një urdhri dëbimi nga Zyra e Migracionit dhe e së Drejtës Civile e Graubündenit, ata u liruan nga paraburgimi. Sipas autoriteteve, disa prej të dyshuarve kanë pranuar përfshirjen në veprat e dyshuara. Hetimet lidhur me rastin janë zhvilluar nga autoritetet kompetente të kantonit të Graubündenit./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…