PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ekonomia e kosovësProjeksionet e FMN-së: Kosova me inflacionin më të lartë në rajon gjatë vitit 2026, rritja ekonomike parashikohet 3.5%
2 min čitanja
Ekonomia e kosovës

Projeksionet e FMN-së: Kosova me inflacionin më të lartë në rajon gjatë vitit 2026, rritja ekonomike parashikohet 3.5%

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kosova pritet të ketë inflacionin më të lartë në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2026, ndërsa rritja ekonomike parashikohet të ngadalësohet lehtë krahasuar me vitin paraprak.Kështu bëhet e ditur në projeksionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të publikuara në raportin “World Economic Outlook”.Sipas të dhënave të FMN-së (projeksione), inflacioni në Kosovë parashikohet të arrijë në 6.8 për qind gjatë vitit 2026, nga 3.9 për qind sa vlerësohet për vitin 2025. Kjo paraqet një rritje prej 2.9 pikë përqindjeje brenda një viti.Me këtë nivel, Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor për nga inflacioni i parashikuar për vitin 2026.Pas Kosovës, inflacioni më i lartë parashikohet në Bosnjë dhe Hercegovinë, me 5 për qind, ndërsa në Maqedoninë e Veriut pritet të jetë 4 për qind. Në Mal të Zi, inflacioni parashikohet të jetë 3.5 për qind, në Shqipëri 3.2 për qind, ndërsa Serbia pritet të ketë normën më të ulët në rajon, prej 3.1 për qind.FMN parashikon që presionet e inflacionit në Kosovë të bien gjatë vitit 2027, kur norma e inflacionit pritet të bjerë në 4.5 për qind. Rritja ekonomike e Kosovës parashikohet 3.5 për qindSa i përket zhvillimit ekonomik, FMN parashikon që ekonomia e Kosovës të rritet me 3.5 për qind gjatë vitit 2026, nga 3.6 për qind sa vlerësohet për vitin 2025.Kjo paraqet një ngadalësim të lehtë të aktivitetit ekonomik, prej 0.1 pikë përqindjeje, ndërsa për vitin 2027 parashikohet rikthimi i rritjes ekonomike në 3.6 për qind.Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova pritet të ketë të njëjtën normë të rritjes ekonomike me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat gjithashtu parashikohet të shënojnë rritje prej 3.5 për qind gjatë vitit 2026. Ndërkohë, ekonomia e Serbisë parashikohet të rritet me 3.3 për qind, ajo e Malit të Zi me 3 për qind, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina pritet të ketë rritjen më të ulët ekonomike në rajon, prej 2.3 për qind.Këto të dhëna tregojnë se, ndonëse Kosova parashikohet të jetë ndër eko

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kosova pritet të ketë inflacionin më të lartë në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2026, ndërsa rritja ekonomike parashikohet të ngadalësohet lehtë krahasuar me vitin paraprak.Kështu bëhet e ditur në projeksionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të publikuara në raportin “World Economic Outlook”.Sipas të dhënave të FMN-së (projeksione), inflacioni në Kosovë parashikohet të arrijë në 6.8 për qind gjatë vitit 2026, nga 3.9 për qind sa vlerësohet për vitin 2025. Kjo paraqet një rritje prej 2.9 pikë përqindjeje brenda një viti.Me këtë nivel, Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor për nga inflacioni i parashikuar për vitin 2026.Pas Kosovës, inflacioni më i lartë parashikohet në Bosnjë dhe Hercegovinë, me 5 për qind, ndërsa në Maqedoninë e Veriut pritet të jetë 4 për qind. Në Mal të Zi, inflacioni parashikohet të jetë 3.5 për qind, në Shqipëri 3.2 për qind, ndërsa Serbia pritet të ketë normën më të ulët në rajon, prej 3.1 për qind.FMN parashikon që presionet e inflacionit në Kosovë të bien gjatë vitit 2027, kur norma e inflacionit pritet të bjerë në 4.5 për qind. Rritja ekonomike e Kosovës parashikohet 3.5 për qindSa i përket zhvillimit ekonomik, FMN parashikon që ekonomia e Kosovës të rritet me 3.5 për qind gjatë vitit 2026, nga 3.6 për qind sa vlerësohet për vitin 2025.Kjo paraqet një ngadalësim të lehtë të aktivitetit ekonomik, prej 0.1 pikë përqindjeje, ndërsa për vitin 2027 parashikohet rikthimi i rritjes ekonomike në 3.6 për qind.Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova pritet të ketë të njëjtën normë të rritjes ekonomike me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat gjithashtu parashikohet të shënojnë rritje prej 3.5 për qind gjatë vitit 2026. Ndërkohë, ekonomia e Serbisë parashikohet të rritet me 3.3 për qind, ajo e Malit të Zi me 3 për qind, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina pritet të ketë rritjen më të ulët ekonomike në rajon, prej 2.3 për qind.Këto të dhëna tregojnë se, ndonëse Kosova parashikohet të jetë ndër eko

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…