AzerbajxhaniNdalimi i hixhabit në shkollat e Azerbajxhanit - çfarë fshihet pas tij dhe çfarë pritet më tej?
2 min čitanja
Azerbajxhani
Ndalimi i hixhabit në shkollat e Azerbajxhanit - çfarë fshihet pas tij dhe çfarë pritet më tej?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Vendimi i qeverisë së Azerbajxhanit për të ndaluar në mënyrë të tërthortë bartjen e hixhabit nga nxënëset dhe punonjëset e shkollave ka nxitur protesta.Ndryshimi i miratuar muajin e kaluar nuk e ndaloi shprehimisht shaminë myslimane, por ndaloi veshjet që, sipas qeverisë, shkelin “parimin e laicizmit” në shkolla.Si po zbatohet ndalimi?Vendimi ka nxitur protesta pasi disa shkolla kanë nisur t’ua ndalojnë nxënëseve dhe mësimdhënëseve hyrjen në klasa.Mësimdhënësja Zahra Hasanova i tha Al Jazeera-s se ishte njoftuar se nuk mund ta mbante më hixhabin në shkollë.“Për të qenë e sinqertë, jam pak e emocionuar. Ndihem e lënduar”, tha ajo, shkruan aljazeera.“Hixhabi është zgjedhje personale dhe, nëse një ditë dëshiroj ta heq, edhe kjo duhet të jetë zgjedhja ime”, shtoi Hasanova.Agjencia shtetërore e lajmeve e Azerbajxhanit (APA) raportoi se ndryshimi i rregullores për uniformat e nxënësve në institucionet publike të arsimit të përgjithshëm synon të sigurojë një kod të unifikuar të veshjes, i cili pasqyron “parimin laik” të vendit.Rreth 96 për qind e popullsisë së Azerbajxhanit identifikohet si myslimane. Kushtetuta e përcakton vendin si shtet laik, por njëkohësisht garanton lirinë fetare.APA shtoi se veshjet që pasqyrojnë “historinë, kulturën dhe vlerat kombëtare e morale të popullit të Azerbajxhanit” mund të vishen gjatë festimeve, me kusht që të miratohen nga Këshilli Pedagogjik, i cili funksionon nën Ministrinë e Shkencës dhe Arsimit.Sipas agjencisë, këto rregulla synojnë të sigurojnë që mësimdhënësit t’i respektojnë “standardet profesionale” dhe të kenë ndikim pozitiv në “reputacionin publik të shkollës”.A janë mbajtur protesta?Masa ka nxitur protesta dhe një fushatë në rrjetet sociale në Azerbajxhan. Në internet janë shpërndarë video ku shihen nxënës duke përqafuar mësimdhënësit e tyre dhe duke qarë, pasi nuk janë lejuar të hyjnë në shkolla.Mediat lokale raportuan se nxënësit në të paktën dy shkolla në Azerbajxhan bojkotuan mësimin në shenjë proteste kundër kufizimeve.Ga
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.