Arabia sauditePse miliardat e shpenzuara për sigurinë nuk po e mbrojnë Arabinë Saudite nga Huthët?
2 min čitanja
Arabia saudite
Pse miliardat e shpenzuara për sigurinë nuk po e mbrojnë Arabinë Saudite nga Huthët?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Arabia Saudite shpenzon dhjetëra miliarda dollarë çdo vit për mbrojtjen, por pavarësisht investimeve të mëdha, vazhdon të përballet me vështirësi në mbrojtjen e infrastrukturës kyçe nga raketat dhe dronët e lëshuar nga rebelët Huthi në Jemen.Edhe pse mbretëria ka blerë sisteme moderne amerikane dhe evropiane të armatimit dhe ka ndërtuar një rrjet shumështresor të mbrojtjes ajrore, javën e kaluar aeroporti kryesor në Riad u vu në shënjestër të sulmeve vdekjeprurëse.Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), Arabia Saudite shpenzoi 83 miliardë dollarë për mbrojtjen vitin e kaluar, duke u renditur ndër dhjetë vendet me buxhetet më të mëdha ushtarake në botë, shkruan CNN.(Pa)fuqia e sauditëveUshtria saudite duhet të mbrojë një territor të gjerë, me sipërfaqe sa rreth një e pesta e asaj të Shteteve të Bashkuara, ndërsa kërcënimet vijnë nga tri drejtime të ndryshme.Nga lindja, Irani lëshoi rreth 1,000 raketa dhe dronë gjatë fazës më intensive të konfliktit këtë vit. Nga veriu, milicitë irakiane të mbështetura nga Teherani përdorin dronë për të sulmuar infrastrukturën kryesore të naftësjellësit Lindje-Perëndim. Ndërkaq, nga jugu, rebelët Huthi, të mbështetur gjithashtu nga Irani, lëshojnë raketa nga sistemet mobile të fshehura në malet e Jemenit.Përballë këtyre kërcënimeve, sistemet saudite të mbrojtjes duhet ta zbulojnë rrezikun brenda pak çastesh, të vlerësojnë nëse është e nevojshme ta neutralizojnë dhe të paralajmërojnë civilët. Megjithëse arrijnë të interceptojnë një numër të madh raketash, disa prej tyre përsëri depërtojnë përmes mbrojtjes ajrore.Një burim saudit thotë se Ministria e Mbrojtjes po përballet me vendime të vështira për vendosjen e sistemeve mbrojtëse, pasi shumë lokacione strategjike mbeten të ekspozuara ndaj sulmeve.Aftësitë e Huthëve Huthët përdorin një kombinim të raketave balistike, raketave të lundrimit dhe dronëve me rreze të gjatë veprimi, me synimin për të kapërcyer mbrojtjen ajrore saudite. Kjo strat
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.